Rusët e lavdërojnë Capellon

Selektori i Rusisë, Fabio Capello është lavdëruar si shpëtimtar nga mediet lokale pas transformimit të ekipit që dëshpëroi në Euro 2012. “Catenaccio ruse!”, shkruante në ballinën e gazetës kryesore sportive ruse, Sport-Express duke iu referuar sistemit taktik dhe paraqitjes së mirë në mbrojtje.
Rusia mposhti favoritin e Grupit E, Portugalinë 1:0- të premten dhe mori pikë të plota pas tri ndeshjeve të para kualifikuese për Kampionatin botëror 2014. Me Capellon, Rusia ka fituar tri takime duke pranuar vetëm një gol.
“Start i ëndrrave! Tri fitore në fillim të ciklit kualifikues, kur kemi bërë fillim më të mirë? Vetëm një herë, në kualifikime për Botërorin 1994”, shkroi Sport-Express.