SHBA, stuhia tropikale i merr jetën emigrantes shqiptares
Një emigrante shqiptare ka mbetur e vdekur nga stuhia tropikale “Fay” që goditi shtetin e Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditët e fundit. Fatmira Kërkuti, e cila jetonte në Bruklin të Nju Jorkut, kishte shkuar në Florida për të kaluar pushimet në këtë vend, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot t’i shpëtojë uraganit shkatërrues në Dejtona Biç. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga e përditshmja amerikane “New York Daily News”, ku sipas së cilës bashkë me emigranten shqiptare janë gjetur edhe trupat e pajetë të disa personave të tjerë.
Ndërkohë, roja bregdetare nga “Volusia County Beach Patrol”, Scott Petersohn, ka thënë për këtë ngjarje se “Fatmira, nënë e katër fëmijëve, ishte larguar rreth 30 metra nga bregu së bashku me burrin e saj maqedonas, kur një dallgë e madhe e fundosi atë dhe nxori të gjallë bashkëshortin e saj në breg”.
Sipas Petersohn-it, “dëshmitarët kishin parë vetëm bashkëshortin e saj në breg dhe nuk e kanë parë fare gruan të cilën e kishin "përpirë" dallgët e "tërbuara" të stuhisë “Fay”.
Trupi i shqiptares u gjet nga ekipet e shpëtimit rreth 75 milje ose 23 metra në thellësi nga bregu. Shpejtësia e erës ishte 45 milje për orë dhe lartësia e dallgëve deri në dy metra.
Kërkuti është viktima e gjashtë në Florida, ndërkohë që stuhia i ka marrë jetën rreth 30 personave që kur goditi për herë të parë Karaibet. Autoritetet e shtetit të Floridës njoftuan mbylljen e të gjitha shkollave verore në zonat që kaloi uragani “Fay”.
Ky i fundit u rikthye një ditë më parë në Florida në pjesën veriore, ku preku fundin e saj, pastaj u drejtua për në Nju Orlins. Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, qendra e stuhisë ndodhej rreth 20 milje në juglindje të Panama Sitit, që ndodhet në pjesën fundore të Floridës. Stuhia ''Fay'', që po shndërrohej në një uragan gjatë kalimit përmes Karaibeve deri në Floridë, ka shkaktuar tetë të vdekur në vend. Para se të godiste shtetin e Floridës, stuhia shkaktoi vdekjen e më tepër se 50 personave në ishujt e Karaibeve, veçanërisht në Haiti ku një autobus plot me pasagjerë u rrëmbye nga një lumë i dalë nga shtrati për shkak të shiut.
Stuhia lëvizi përgjatë bregut jugperëndimor të Kubës dhe vazhdon drejt Floridës, ku sipas ngjarjeve të fundit është shndërruar në një uragan. Në fillimet e tij, Instituti Meteorologjik i Kubës lajmëroi se stuhia nga Kuba veriperëndimore lëvizte me shpejtësi 72 kilometra në orë drejt pjesës juglindore të bregut, të njohur me emrin Gjiri i Derrave. Për këtë arsye, edhe autoritetet kubane urdhëruan evakuimin e popullatës për shkak të druajtjeve se stuhia mund të shkaktojë vërshime dhe shembje të truallit, si dhe rrënim të ndërtesave dhe shtëpive.