E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia fiton në Ballsh, por përfundon në grupin e ferrit

Nga Agim METAJ

Grupi D

 

Vllaznia         16 pik렠         19-7

Bylis               13 pik렠         13-8

Elbasani         3 pikë 7-16

Dinamo          3 pikë 6-14

 

Mallakastriotët, pasi kanë siguruar një grup më të lehtë në letër, janë përqëndruar te ndeshja përmbyllëse e kampionatit, ku kërkojnë 3 pikë

 

Bylis – Vllaznia        2-4

Shënues: Abazaj 16,85 / Markolaj 3, Shaba 69, Hasani 86, 90

 

Bylis: Miço, Shoshi, Ristevski (Popoviç 81), Teqja (Asllani 78), Kule, Rrapaj, Korreshi (Xhafaj 46), Uashington, Gega, Abazaj. Trajner: N. Shensoj.

Vllaznia: Gjokoviç, Banaj, Danaj, Petroviç, Karakaçi (Jubani 78), Gocaj, Hasani, Tafa, Shaba, Mujeci (Guri 80), Markolaj. Trajner: V. Sinani.

Gjyqtarë: S. Greca, M. Tose, E. Malo (Lushnjë)

Ndeshja e fundit e Grupit D ka përcaktuar dhe kryesuesin ku shkodranët kanë triumfuar 4-2 në fushën e Adush Muçës. Ballshiotët u dukën qartë se donin ta fitonin takimin, por vëmendja e tyre te ndeshja e radhës kundër Dinamos në Tiranë i ka detyruar që të luajnë pa u sforcuar për këtë takim. Megjithatë, ballshiotët kanë siguruar një grup më të mirë në letër përkundrejt Vllaznisë.

Shkodranët kanë dalë fitimtarë, duke marrë përfundimisht kreun e grupit dhe duke u vendosur në Grupin e B në fazën tjetër, ku do të kenë përballë Laçin, Flamurtarin dhe Skënderbeun, ndërsa Bylisi, duke u renditur në vendin e dytë, është vendosur në një grup relativisht më të lehtë përballë Tiranës, Kamzës dhe Kastriotit. Takimi ka nisur dhe menjëherë shkodranët kanë treguar aftësitë e tyre, duke përfituar nga një gabim i portierit Miço dhe i riu Markolaj ka shënuar menjëherë golin e pare, duke kaluar në avantazh të tijtë.

Pas kësaj ballshiotët kërkonin me ngulm barazimin e shifrave dhe protagonist i kësaj ndeshjeje është bërë lushnjari Korreshi, që ka dalë fitues në duelin me mbrojtjen mike, duke dhënë një asist sulmuesit Abazaj që nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Barazohen shifrat, por shkodranët kërkojnë të fitojnë patjetër për të marrë kreun e grupit. Pas këtyre minutave loja bëhet delicate, sepse terreni i vështirë detyron ballshiotët të mos luajnë fortë për tu ruajtur për sfidën e të premtes kundër Dinamos.

Në minutat e fundit loja përqendrohet në mesfushë, derisa kryesori sinjalizon përfundimin e pjesës së parë. Në fraksionin e dytë të takimi spektakli dhe golat kanë qenë të shumtë pasi rezistenca e vendasve për të mbajtur shifrat të baraspeshuara ka rezistuar deri në minutën e 69-të pasi kundërsulmi i shpejtë i mesfushës dhe sulmit shkodran i vjen në ndihmë sulmuesit Shaba që nuk e ka të vështirë të shënojë përballë portierit Miço.

Kjo situatë është e papranueshme nga vendasit, që kërkojnë menjëherë barazimin e shifrave, por kundërsulmet e tyre nuk janë efikase përball mbrojtjes shkodrane, por vetëm në minutën e 85-të, kur Dimo i afrohet portës me një aksion vetjak që nga mesfusha dhe kur i afrohet nga e djathta portës, kroson në zonë ku me kokë Abazaj shënon golin e barazimit, 2-2.

Shkodranët sapo nisin topin nga mesi i fushës, organizojnë një aksion perfekt me dy takime, ku Markolaj pason për Hasanajn, që shënon golin e avantazhit. Vetëm 4 minuta më pas do të jetë sërish Hasani, i cili pasi ka goditur brenda zonës siguron fitoren e shkodranëve. Në këto minuta dukej se Bylisi e kishte harruar këtë sfidë dhe ishte përqendruar te ndeshja e fundjavës kundër Dinamos, ndaj të cilës do ta kenë të vështirë, sepse blutë bëjnë lojë të fortë dhe janë kundërshtarë të denjë që mund tiu marrin pikë ballshiotëve të enjten në Qemal Stafa

Naxhi Shensoj, trajner i Bylisit: Ishim përgatitur për ta fituar këtë takim, por Vllaznia erdhi në Ballsh me synimin për të marrë kreun e grupit dhe e arriti. Na ndëshkoi terreni i keq, sepse nuk mundëm të luanim ashtu si duhej dhe lojtarët e kishin të vështirë ti afroheshin portës. Vllaznia pati lojtarë të rinj dhe cilësorë në fushë, që na e bënë të vështirë takimin, edhe pse në pjesën e parë e mbajtëm nën kontroll lojën. Megjithatë, ne kemi përfituar nga kjo humbje, sepse kaluam në një grup më të lehtë.

Besnik Kapllanaj, president i Bylisit: Jam shumë i kënaqur me grupin që na ka rënë, gjë e cila më ka bërë entuziast, pasi do të jemi në grup me Kamzën, Tiranën dhe Kastriotin, që natyrisht mendoj se janë ekipe më të lehta nga grupi tjetër, ku gjenden Flamurtari dhe Skënderbeu, por gjithsesi ky grup do të vlerësohet maksimalisht. Vëmendja jonë pa dyshim që ka përqendrohet në kampionat ndaj Dinamos, aty ku do të synojmë tripikëshin e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›