E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti e vlerëson më shumë dhe merr kreun e grupit

Nga FATMIR THAÇI

Grupi C

 

Kastrioti                     13 pik렠         15-8

Skënderbeu   12 pik렠         10-7

Luftëtari                     7 pikë 9-12

Besa                3 pikë 3-10

Korçarët paraqiten me të rinjtë, madje edhe me trajner të të rinjve, ndërsa krutanët shënojnë një nga fitoret më të lehta të këtij sezoni


KASTRIOTI SKENDERBEU    3 – 1

Shënues: Xhihani 24, Dragoi 45, Turdiu 78 / Kame 89

 

KASTRIOTI: A. Hoxha (Halilaj 46), R. Hoxha, Ognjanoviç, Xhafa (Turdiu 40), Sinani, Tepshi, Lleshi, Dragoi, Agolli, Xhihani (Muçollari 46), Pengili. Trajner: R. Ndreu.

SKENDERBEU: Llapanji, Buleci, Rezhda, Jaupllari, Topulli, Miho, Topalli, Arapi (Xhafka 80), Meçollari (N. Rrapo 87), Emini (G. Rrapo 68), Kame. Trajner: Dh. Xhambazi.

Gjyqtarë: O. Sokoli, A. Nase (Tiranë), G. Vargu (Lezhë)

Ramadan Ndreu, trajner i Kastriotit: Edhe pse e kishim siguruar kualifikimin, kjo fitore na duhej thjesht moralisht. Kastrioti tashmë është në rrugën e një historie të re. Pavarësisht formacionit të kundërshtarit, edhe ne gjithçka ua besuam më të rinjve të skuadrës dhe merita për kreun e grupit u takon pikërisht atyre. Shpresoj që histori të tjera suksesi të shkruajmë edhe më tej.

 

Dhimitraq Xhambazi, trajner i të rinjve të Skënderbeut: Fakti që vinim në Krujë të kualifikuar, nuk kishim më asnjë ambicie që të na nxiste për rezultatin. Ne erdhëm me një ekip totalisht të rinovuar, me një synim të vetëm që të provojmë shumë nga lojtarët që nesër mund të jenë pjesë e formacionit të parë. Në këtë aspekt ne fituam shumë. Besoj që Skënderbeu në provat e tjera të kupës do të ketë tjetër vlerësim e tjetër paraqitje.

Nisur që nga emrat e formacioneve, ku të dy ekipet kishin nxjerrë në fushën e lojës kryesisht lojtarët e stolit, madje edhe lojtarë që nuk e kishin provuar deri në ato çaste edhe qëndrimin në pankinë, dukej qartë se gjithçka sa luhej ishte thjesht një detyrim për të luajtur këtë ndeshje të fundit në grup. Madje-madje në skuadrën korçare edhe drejtimi i skuadrës do ti besohej një emri tjetër të nderuar, por jo titullarit të ekipit të parë.

E në fakt kështu do të vazhdonte edhe i gjithë takimi, ku në 90 minutat e tij, përveç katër golave, do të regjistronte në kronikë edhe dy raste shënimi për skuadrën krutane e asgjë më tepër. Dhe kjo kronikë fillon të shkruhet pikërisht në minutën e 24-t, kur pas krosimit të Pengilit, sulmuesi Xhihani, i vetëm brenda zonës, do të gjuante me kokë pa as më të voglën vështirësi dhe do të shënonte golin e parë.

Vetëm gjashtë minuta më vonë është Tepshi që i vetëm përballë Llapanjit ka gjuajtur, duke e përplasur topin në këmbët e portierit, duke i mohuar atij golin e parë të këtij sezoni. Gjithçka më pas kalon në veprime të cilat nuk shkonin më shumë se deri në afërsi të zonës së rreptësisë. Kjo bëri që me fillimin e pjesës së dytë edhe ata pak spektatorë që kishin qëndruar mes shiut e të ftohtit për 45 minuta me radhë do të largoheshin thuajse të gjithë.

Megjithatë, edhe gjatë pjesës së dytë krutanët lëvizën më shumë në fushë dhe arritën të shënojnë edhe një gol të tretë në minutën e 78-të me anë të Turdiut, i cili me klasin e tij do të kthente në gol një top të gjuajtur nga një pozicion tepër të prirët. Ndoshta këtu kishte mbaruar gjithçka, por duhej të luheshin edhe diçka më shumë se dhjetë minuta deri në fund të takimit gjatë, ku korçarët në të parin rast që do të afroheshin pranë portës, do të shënonin edhe golin e vetëm për këtë takim.

Pavarësisht asaj çfarë u luajt, skuadra krutane me këtë fitore jo vetëm që do të përmirësonte bilancin e përballjeve për këtë sezon, por do të merrte edhe kryesimin e grupit, si pjesë të objektivave të saj të deklaruara që më parë. Kjo fitore i ka shërbyer edhe për të qenë në grupin më të lehtë Kastriotit, teksa do të ketë rival vetëm Tiranën, pasi dy ekipet e tjera edhe mund të kalohen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›