Bardhezinjtë humbasin Trezegenë
13/04/2005 Sulmuesi i Juventusit, David Trezege nuk është grumbulluar për ndeshjen e Ligës së Kampioneve, kundër Liverpulit, në program sot në mbrëmje. Sulmuesi vazhdon të ketë probleme me kaviljen, që dukej se ishte shëruar, por nuk është akoma në rregull. Fabio Kapelo dukej se kishte ndërmend ta ulte francezin në stol, por tani të gjitha dyshimet janë zgjidhur. Trezege nuk ia ka dalë mbanë dhe stafi mjekësor i Juventusit nuk ka dashur të rrezikojë, pasi lojtari mund të pësonte ndonjë dëmtim më të rëndë. Pra, do të jetë përsëri radha e dyshes Del Piero - Ibrahimoviç, që luajti një javë më parë në Angli dhe të shtunën në Firence, ku kapiteni shënoi një gol, ndërsa suedezi dy. Do të jetë detyra e tyre të shpërthejnë mbrojtjen e Liverpulit, për të përmbysur humbjen 1 : 2 të ndeshjes së parë. Pas tyre do të veprojë Nedved, ndërsa përsa i përket pjesës tjetër, do të rikthehet nga minuta e parë Emerson, i cili bëri pushim ndaj Fiorentinës. Brazilialni është udhëheqësi i mesfushës dhe prania e tij sjell më shumë qetësi për kapelon dhe tifozerinë bardhezi. Në mesfushë do të jenë edhe Blazi, Kamoranezi e Zambrota, i cili do tëlargohet përkohësisht nga mbrojtja, që do të përbëhet nga tre lojtarë, Turam, Montero e Kanavaro.