Juve “shënjestron” Liverpulin
13/04/2005 Edhe pas fitores 2-1 në “Anfilld Roud”, skuadra e Kapelos zbret në fushë si favorite për kualifikim
Një fitore me rezultatin 1-0, do të ishte më se e mjaftueshme për Juventusin. Do të jetë një sfidë aspak e thjeshtë për bardhezinjtë, të cilët nuk kanë për ta harruar lojën e zhvilluar nga Liverpuli në “Anfilld Roud”. Goli i Fabio Kanavaros i ka dhënë në fakt, një shpresë më shumë skuadrës së Kapelos për takimin e sotëm. Në përgjithësi juventinët, gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampioneve, i kanë përfunduar takimet e zhvilluara në shtëpi, me rezultatin e ngushtë, ku përjashtimi ka qenë vetëm sfida me Realin e Madridit. Ky takim ka përfunduar me rezultatin 2-0 dhe përsëri Juventus tregoi se ka lexuar shumë mirë defektet e madrilenëve. Megjithatë, Liverpuli do të marrë zemër prej faktit se mbrojtja bardhezi, kohët e fundit ka filluar të bëhet më e depërtueshme, edhe pse kapiteni Stiven Zherard nuk do të jetë në gjendje për të luajtur. Mungesa e tij do të ndihet së tepërmi në formacionin e drejtuar nga Benitez, por sidoqoftë, në kampin e kuq nuk mungon optimizmi. Nga ana tjetër, për Juventusin do të ketë probleme me lojtarët e dëmtuar. Kështu sulmuesi francez, David Trezege, i cili nuk ka qenë i gatshëm për takimin në fundjavë kundër Fiorentinës, nuk do të luajë edhe në Ligën e Kampioneve. Emerson do të rikthehet në formacionin titullar, pasi ishte lënë pushim në takimin e Firences. Dyshja e sulmit, Alesandro Del Piero-Zlatan Ibrahimoviç, pas lojës së mirë që ka zhvilluar në ndeshjen me Fiorentinën, pritet që të jetë në dispozicionin e Kapelos, edhe në këtë sfidë të rëndësishme. Mungesa tjetër për juventinët është edhe Alesio Takinardi, por vendin e tij do ta zërë Manuele Blazi që do të ketë për partner në qendër të mesfushës, brazilianin Emerson. Ndërsa, mungesa e mbrojtësit francez, Xhonatan Zebina, do të zëvendësohet nga Xhianluka Pesoto.