E Diel, 1 Nëntor 2026

Niset për Greqi, vdes rrugës

13/04/2005  Enigmë fundi emigrantit

BERAT – Krenar Duxha, 29 vjeç, rreth dy javë më parë është nisur drejt Greqisë, për t’u takuar me familjen e tij, por vdes rrugës në rrethana të panjohura, pikërisht në qytetin e Kastorias. Krenari është nisur në datën 31 mars të këtij, kurse dy muaj më parë Duxho kishte nisur gruan e tij, Eneidën me taksi te njerëzit e saj në Athinë. Pagoi për të 1800 euro dhe kur ajo gjeti shtëpi i telefonoi të shoqit për t’u nisur. Duxha, pasi ka gjetur taksi së bashku me tre shokë është nisur nga Korça, duke kaluar në pikën kufitare të Kapshticës. Me vete kishte marrë edhe 450 euro dhe 60 mijë lekë shqiptare. Sipas burimeve familjare ende nuk dihet e saktë se kur grupi i shokëve ka kaluar kufirin, por dihet nga polica greke se trupi i pa jetë i emigrantit është gjetur nga çobani grek, mëngjesin e ditës diel më datën 10, rreth orës 04.05.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›