Vetmia më mërziti jetën, ndaj po i jap fund asaj”
13/04/2005 Vetëvritet 78-vjeçari
POGRADEC - Vetëvritet një 78-vjeçar në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në paraditen e së hënës, në fshatin Orman, të rrethit të Pogradecit. Sipas burimeve policore nga komisariatit i këtij qytetit, mësohet se Rushan Kasmallari është gjetur i vdekur në njërën prej dhomave të shtëpisë së tij nga disa të afërm të familjes. Sipas po të njëjtave burimeve policore bëhet e ditur se Rushani jetonte prej vitesh i vetëm në shtëpi, e si rrjedhojë kishte depresione të shpeshta. Këtë e ka vërtetuar edhe një letër e gjetur pranë trupit të të ndjerit. “Më është mërzitur jeta dhe dua t’i jap fund asaj”, shkruante në letrën e lamtumirës 78-vjeçari Rushan Kasmallari. Vetëvrasjen i moshuari e ka kryer me një pistoletë të tipit TT, e cila i është gjetur në dorën e djathtë viktimës.