“Prisja kthimin e borxheve,mora ‘mesazhin’ kërcënues”

13/04/2005 Tentativë e dështuar grabitja e një shtëpie. Ikja e dritave shpëton të zotin
KORÇË - Katër persona të maskuar janë përpjekur që të grabisin një shtetas në banesën e tij, ndërsa janë përleshur me të. Ka qenë “fati” që në monentin e hyrjes së grabitësve të armatosur, në shtëpi, kanë ikur drita, duke nxitur reagimin e të zotit të shtëpisë, i cili ka mundur t’i detyrojë grabitësit të largohen. Sipas “protagonistit” të ngjarjes, mësohet se grabitësit, mund të jenë persona borxhlinj ndaj tij, të cilët përkundër kthimit të borxhit, kërcënojnë borxhdhënësin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mborje, të rrethit të Korçës, gati 3 km larg qytetit. Dy net më parë, pasi ora kishte kaluar 21.00, personat me maska kishin hyrë në shtëpinë e Enver Elmazit, me qëllimin për ta grabitur. I zoti i shtëpisë, i ka ndjerë grabitësit dhe mes tyre ka pasur edhe një përleshje, e cila përfundoi, për fat të mirë, me largimin e grabitësve.
Enveri, 56 vjeç, jetonte i vetëm në shtëpi që prej 3 vjetësh, pasi pjesëtarët e tjerë të familjes i kishte në shtetin grek, ku kishte qenë edhe vetë, por që ishte kthyer për arsye shëndetësore. Në një intervistë për gazetën “Metropol”, Enver Elmazi, personi që është përleshur me katër grabitësit, ka treguar dje të gjithë ngjarjen me detaje si dhe dyshimet e tij.
Çfarë ishit duke bërë para se maskat të hynin në shtëpinë tënde?
Isha duke parë televizor. Ishte natë dhe dëgjova të lehurat e qenit, por meqenëse po binte shi dhe frynte erë, nuk më shkoi mendja për ndonjë gjë të keqe, prandaj nuk lëviza nga vendi.
ǒndodhi më pas?
Dëgjova që dikush i ra me forcë derës së jashtme në oborr. atëherë mendova vërtet po ndodhte diçka. Dera u hap dhe në momentin që u ngrita për të parë se ç’kishte, në dhomë erdhën menjëherë 4 të maskuar, njëri prej të cilëve kishte pistoletë.
Çfarë kërkuan ata nga ju?
Më vendosën pistoletën te koka dhe më pyetën se ku i kisha fshehur paratë. Duke parë situatën, vendosa për t’ia treguar, pasi nuk kisha rrugëzgjidhje tjetër, unë nuk mund të përleshesha me 4 persona të armatosur. Por, për fatin tim, në atë moment ikën dritat dhe përfitova nga shpërqëndrimi i tyre dhe i mora pistoletën.
Si reaguan ata dhe çfarë ndodhi mes jush?
Njëri që ma mbante në kokë pistoletën u tha shokëve të tjerë që ja mora. Dy prej tyre, që ishin më larg, me të dëgjuar këto fjalë dolën me vrap jashtë, ndërsa dy të tjerët m’u vërsulën për të ma marrë pistoletën. Për t’u vetëmbrojtur doja të qëlloja në këmbët e tyre, por arma nuk u shkreh, nuk e di për ç’arsye. Kur e pashë që nuk kisha rrugëzgjidhje tjetër, ja hoqa njërit maskën për ta parë se kush ishte, por nuk e njoha, pasi nuk kishte drita.
Gjatë përleshjes, a ju goditi ndonjëri prej tyre?
Njëri prej tyre më goditi me një mjet shumë të fortë në kokë, filluan të më gjuanin me grushta dhe shkelma, derisa më rrëzuan përtokë dhe më gjakosën. Unë fillova të thërrisja për ndihmë komshinjtë që kisha afër, qeni vazhdonte të lehte. Ata do kenë menduar që komshinjtë mund t’i zinin brenda dhe kështu janë larguar pa marrë asnjë gjë.
Pas ngjarjes, lajmëruat menjëherë policinë?
Komshinjtë që ju përgjigjën thirjes sime për ndihmë më ndihmuan për të shkuar në komisariat, pasi bëra denoncimin, policët erdhën te shtëpia ime për të kryer veprimet hetimore.
A ke ndonjë dyshim se kush mund të ketë qenë?
Unë jam në një gjendje të mirë ekonomike dhe si rrjedhim kam dhënë disa para borxh në shuma të konsiderueshme. Duke kaluar shumë kohë jua kam kërkuar që të m’i kthenin dhe pas kësaj kërkese mua më vijnë në shtëpi për të më grabitur a për të më frikësuar, nuk e di, por janë vetëm dyshime.
Enigmë identiteti i grabitësve
Policia zbulon disa prova
Pas tentativës për grabitje me të mbërritur në vendngjarje ekspertët e policisë kriminale në dhomë kanë gjetur maskën, një palë doreza dhe një rrip shajaku, ndërsa në oborr kanë gjetur një çakmak. Këto prova materiale bëjnë të ditur, burimet e policisë, do të jenë si pistë për të zbuluar maskat, por deri tani nuk ka asnjë lloj informacioni se kush mund të jenë.