E Diel, 1 Nëntor 2026

Sami Matoshi në turrën e druve

13/04/2005  Iluzionisti Sami Matoshi ka vendosur të befasojë publikun këtë herë. Të përsërisë historinë e njohur të “turrës së druve” po pa herezi. Thjesht për të përcjellë atmosferën e spektaklit, këtë të diel në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, pritet të ndodhë mrekullia.

Pas kësaj të gjithë mund të mendojnë, a do të mbahet premtimi. Iluzionisti i njohur tanimë duket se i ka kaluar barrierat e dyshimit.

I lidhur këmbë e duar me zinxhirë, ai do të shkojë drejt turrës së druve. Ai do të shfaqet mbi flakët që mbulojnë gjithçka. Me këtë, Matoshi kërkon të depërtojë te psikologjia e misterit që kërcënon jetën përmes dilemave dhe ankthit të fitores.

Në botën e artit të iluzionit ende nuk njihet ndonjë rast, qoftë në Evropë apo Ballkan, që të ketë ndërmarrë këtë ushtrim të vështirë.

E gjithë performanca do të shfaqet para spektatorëve në prani dhe të kamerave televizive për të marrë drejtpërdrejtë sugjestionin.

Matoshi i lidhur mbi turrën e druve, që do t’u vihet flaka, do të sfidojë zjarrin dhe do të mposhtë flakën në emër të paqes dhe mirëkuptimit njerëzor, si një çlirim shpirtëror që vjen pas sakrificash dhe admirimi për të papriturën dhe shpresën.

Ndryshe në kapërcimin e të pamundurës, Matoshi bën thirrje për dashurinë në një ide mistike, për të “rilindur nga hiri”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›