E Diel, 1 Nëntor 2026

Bare: “Pa u bërë transparenca, nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”



Deputeti grevist, Besnik Bare, duke folur nga ambientet e brendshme të grevës së instaluar përpara Kryeministrisë, deklaroi se Berisha abuzimin e mbulon me petkun e patriotizmit. “Berisha kurrë nuk do të bëjë zgjidhje të ndershme nëse ne nuk kërkojmë sot standardet që u nevojiten zgjedhjeve, standardeve europiane”, - tha Bare. Në ditën e 5-të të grevës së urisë, Bare deklaroi se është i vendosur bashkë me të tjerët të flijohet për kauzën e transparencës. “Ne jemi të vendosur deri në fund për të përsëritur edhe me gjysmë zëri shprehjen ‘Bac u kry’”, - u shpreh Bare. Ndërsa për mbështetësit theksoi: “Ju ndiejmë e ju çmojmë pa fund për të gjitha mesazhet dhe ndihmën që na jepni. Uroj të realizoni demokracinë e vërtetë”.

6 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›