Rama: “Në Ditën e Europës do të rrëzojmë regjimin fashist të Berishës”
Kreu i PS-së: “Nuk ka asnjë vendim gjykate që e pengon transparencën”
Protesta e opozitës, pasditen e djeshme ka pasur një organizim ndryshe nga ditët e tjera. Shtatë autobusë me militantë socialistë mbërritën dje nga Berati. Simpatizantët e Partisë Socialiste kanë protestuar nga rrethrrotullimi i Zogut të Zi, në Rrugën e Durrësit, sheshin “Skënderbej” e gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke ndaluar para Kryeministrisë, ku po zhvillohet greva e urisë. Në krye të këtij marshimi qëndronin deputetët socialistë të zonës së Beratit, Erion Braçe dhe Fidel Ylli, por edhe deputetët Saimir Tahiri dhe Eduard Shalsi.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në fjalimin e mbajtur në protestën e opozitës ka deklaruar se kjo protestë synon rrëzimin e korrupsionit që grabiti votat më 28 qershor.
Rama
Gjatë fjalës së tij, Rama ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Sali Berisha, i cili, sipas tij, po qeveris si një regjim fashist duke i detyruar punonjësit e administratës të dalin në protestë. “Ndjeva revoltën e shkaktuar nga manifestime fashiste, pasi vetëm në regjimet fashiste, komuniste dhe pa liri e të drejta mund të merren individët dhe të kthehen në turma. Mund të shkruhen njerëzit detyrimisht në lista ku firmosin para dhe pas, sepse kështu funksionon logjika e mbrapshtë e sundimit në vend të mirëqeverisjes”, - ka deklaruar Rama. Kreu i PS-së ka vlerësuar grevistët, të cilët kanë hyrë në ditën e pestë të saj, duke ritheksuar edhe njëherë se ajo nuk do të ndalet pa u realizuar transparenca zgjedhore. “U përulem të gjithëve atyre që janë në këtë çadër, sepse janë fuqia e madhe që udhëheq këtë protestë pa ndalim”, - theksoi Rama. Lideri i opozitës ka shtuar më tej se nuk ka asnjë vendim gjykate që pengon transparencën e zgjedhjeve përmes hapjes së kutive, në të cilat, sipas tij, fshihet “arma që vrau zgjedhjet”. “Ku është vendimi i gjykatës? Ku janë të shkruara të zezë mbi të bardhë fjalët e thëna prej gjykatësve? Në cilën gjykatë? Për cilin rast, se kutitë nuk mund të hapen? Nuk ka vendim gjykate që pengon transparencën e kutive, s’ka Kushtetutë që pengon transparencën e kutive. Atë e pengon vetëm pushteti që mban në ato kuti të fshehur armën që vrau zgjedhjet e shkuara dhe mban peng të ardhmen tonë”, - tha Rama.
Dita e Europës
Kreu i PS-së, ditën e diel, në Ditën e Europës, ka paralajmëruar një tjetër protestë masive për të rrëzuar, sipas tij, regjimin fashist të Berishës. “Sot është 5 maji, një ditë e shënuar. Ditën e diel është 9 maji, Dita e Europës dhe fitores mbi fashizmin. Të dielën, më 9 maj, në orën 10:00, të gjithë janë të ftuar të vijnë këtu për të dëshmuar se ne jemi këtu për Europën, për liri dhe të drejta, për të cilat Europa ka luftuar me të gjitha mjetet dhe format dhe për të cilat edhe ne dëshirojmë të jemi bashkë me Europën”, - u shpreh Rama.
Braçe: “Korrupsioni është fuqia e kësaj qeverie, jo vota e lirë”
Deputeti Erion Braçe, në fjalimin e tij para protestuesve, e akuzoi qeverinë si më të korruptuarën në Europë. “Qytetarët e ndershëm të këtij vendi, që udhëhiqen nga qeveria më e korruptuar në Europë, qytetarë, të majtë e të djathtë, kanë identifikuar korrupsionin në majën e kësaj qeverie”, - tha Braçe. Duke akuzuar dy deputetë të Partisë Demokratike për korrupsion dhe shpërdorim të posteve të tyre, Braçe theksoi se korrupsioni është fuqia e kësaj qeverie, jo vota e lirë. Sipas Braçes, ky nuk është pushteti që zgjodhën shqiptarët, por është pushteti i grabitur, prandaj nënvizoi se beteja duhet të vazhdojë.
Simpatizantë të PS-së bllokojnë rrugën Gjirokastër-Tepelenë
TEPELENË - Simpatizantët e Partisë Socialiste kanë bllokuar për pak minuta dje rrugën Gjirokastër-Tepelenë. Policia lokale tha se, rreth orës 11:30, në dalje të qytetit të Tepelenës, te vendi i quajtur ish-agjencia e udhëtarëve, përpara bustit të Ali Pashës, subjekti Partia Socialiste e rrethit Tepelenë ka zhvilluar një tubim paqësor. Për zhvillimin e këtij tubimi, drejtuesit e këtij subjekti kishin marrë leje në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Tepelenë morën të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij tubimi.
Mbështetës të Partisë Socialiste bllokojnë rrugën Korçë-Pogradec
KORÇË - Policia e Korçës deklaroi dje se 150-200 mbështetës të Partisë Socialiste kanë tentuar të bllokojnë rrugën Korçë-Pogradec gjatë një tubimi që ata kanë zhvilluar pranë kryqëzimit të këtij aksi ditën e djeshme, në orën 12:20. Sipas policisë, qëllimi i këtij tubimi, i cili zgjati rreth 15-20 minuta, ishte për hapjen e kutive të votimit dhe kundër gjendjes ekonomike. “Nga ana e pjesëmarrësve kishte tentativa për bllokimin e qarkullimit të mjeteve në këtë aks rrugor, por nga komunikimi i policisë me organizatorët dhe drejtuesit e tij nuk është realizuar kjo dhe tubimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa probleme”, - thanë ditën e djeshme në një deklaratë burime zyrtare nga Policia e Korçës.
Dokle: “Ne do ta vazhdojmë grevën pa afat derisa të arrihet zgjidhja”
Opozita vijon protestën si çdo ditë në orën 18:00, në bulevardin përpara selisë së Kryeministrisë, në mbështetje të kauzës së për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Deputeti socialist, Namik Dokle, e nisi protestën e djeshme duke theksuar vendosmërinë për rezistencë deri në zgjidhjen përfundimtare të kauzës për transparencën e plotë të zgjedhjeve. “Ne e mbështetim fuqimisht grevën dhe qëndresën e shokëve tanë dhe u themi të gjithëve, bashkë me ju, se greva jonë është pa afat, rezistenca jonë është pa afat. Do të jemi këtu deri në fund, deri në zgjidhjen përfundimtare”, - u shpreh Dokle.
Ndoka: “Sali Berisha të largohet i turpëruar nga qeveria”
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, u shpreh dje gjatë protestës së radhës së opozitës se ka ardhur koha që kryeministri Sali Berisha të largohet i turpëruar nga drejtimi i qeverisë. “Jemi sot në protestë dhe qindra të tjerë në greve urie, sepse kryeministri ynë ka humbur ndjeshmërinë njerëzore. Berisha qëndron sot në pushtet kundër vullnetit të popullit të tij dhe kjo është gjëja më e pamoralshme që një kryeministër vazhdon të bëjë. Ka ardhur koha që ai të largohet i turpëruar”, - tha Ndoka.
Kisha Katolike, apel politikës për qetësi
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri reagojnë për situatën politike në vend duke u bërë thirrje politikanëve për të gjetur një zgjidhje të shpejtë. “E ndiejmë për detyrë që si barinj të Kishës Katolike të angazhohemi për përmirësimin e situatës. Vendi ynë po jep një përshtypje të keqe para botës në këto çaste historike kur është një anëtar i NATO-s dhe një vend që po kërkon lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mohuar për dekada me radhë dhe integrimin në Bashkimin Europian. I ftojmë politikanët të kërkojnë të mirën e përbashkët para çdo interesi tjetër partiak apo individual dhe të zgjedhin rrugën e dialogut të hapur pa asnjë paragjykim, në mënyrë që të shkohet drejt një zgjidhjeje më të denjë dhe të drejtë. Nga ana jonë i lutemi Zotit dhe do të nxitim besimtarët tanë që të luten për një zgjidhje sa më të shpejtë”, - thuhet në deklaratën e Kishës Katolike.
Ngjela: “Berisha ka bllokuar institucionet kushtetuese të vendit”
Kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, duke folur në protestën e opozitës që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka bllokuar institucionet kushtetuese të vendit. “Janë bllokuar gjykatat, është bllokuar gjithçka, sepse ky bastard, që s’di se ç’është demokracia, mendon se mund ta mbajë pushtetin pa respektuar ligjet e vendit”, - ka deklaruar Ngjela. Ai u ka bërë thirrje protestuesve për të vazhduar iniciativën e tyre për ta rrëzuar këtë qeveri, e cila, sipas tij, ka bllokuar zhvillimin e vendit. “Prandaj kjo grevë kërkon zgjidhjen e kësaj krize, e cila ju takon juve ta zgjidhni sepse ka bllokuar zhvillimin tonë, pjesëmarrjen tonë në jetën shoqërore dhe është ky shkaku që nuk kemi sot asnjë aspekt perëndimor”, - ka shtuar Ngjela.
Beqja: “Sali Berisha po përpiqet t’i vë shqiptarët kundër shqiptarëve”
Deputetët grevistë folën dje nga çadrat ku po zhvillohet greva e urisë së opozitës. Teksa përshëndetën pjesëmarrësit në protestën e radhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deputetët nënvizuan se greva e urisë nuk është kundër demokratëve, por kundër manipulimit të votës. “Sali Berisha po përpiqet t’i vë shqiptarët kundër shqiptarëve. Në këtë grevë ne nuk jemi kundër demokratëve, por kundër qeverisë së Sali Berishës. Shqiptarë, mos bini pre e provokimeve!” - u shpreh deputeti Ilir Beqja. Deputetët grevistë akuzuan qeverinë për organizimin e mitingjeve kundër opozitës, ndërsa nënvizuan se greva është rruga e vetme për të mbrojtur nderin e dinjitetin e çdo votuesi.
6 Maj 2010