"Rruga pa sukses", në pranga 2 kosovarë

Nga një operacion i koduar "Rruga pa sukses", dy shtetas nga Kosova kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës.Janë arrestuar shtetasit
Valon Bajram Kyçyku, 35-vjeç, lindur dhe banues në Prizren, si dhe Burim Elez Haxhiolli, vjeç 31, lindur dhe banues në Suharekë.
Ndaj këtyre shtetasve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me Burg", pasi akuzohen për kryerjen e veprës penale të "Mashtrimit, në dëm të disa personave, më shumë se një herë".
Pas një hetimi disa mujor, të kryer nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm mashtronin qytetarët shqiptarë duke i rekrutuar, sipas një skeme mashtruese me pretekstin e trajnimeve në fushën e biznesit.Shtetasit Valon Kycyku dhe Burim Haxhiolli u kërkonin viktimave të mashtrimit të tyre të paguanin nga 2.290 Euro për t'u anëtarësuar në këtë shoqëri, me premtimin se do të pasuroheshin vetëm nëpërmjet rekrutimit të tre qytetarëve të tjerë nga secili prej tyre. Këtë aktivitet të paligjshëm këta shtetas e kanë kryer në Shqipëri si përfaqësues të shoqërive "Euro Life Dooel" dhe "Gem Colection" me Seli në Shkup, Maqedoni.
Shtetasit Valon Kycyku dhe Burim Haxhiolli janë arrestuar para fillimit të një seminari të radhës në një nga lokalet e Tiranës. Në momentin e arrestimit, këtyre shtetasve ju gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale dokumentet që i implikojnë në këtë veprimtari mashtruese, 3 automjete që kishin blerë me këto para, si dhe 10 aparate celularë. Nga strukturat e Policisë së Shtetit vazhdon kryerja e veprimeve hetimore në bashkëpunim dhe me autoritet policore rajonale ndaj një numri të konsiderueshëm shtetasish shqiptarë dhe të vendeve fqinj, të përfshirë në këtë skemë mashtruese.
"Në këtë kontekst Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit fton dhe njëherë të gjithë qytetarët shqiptar që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien viktimë e mashtrimeve të këtij lloji dhe për çdo rast të kontaktojnë me strukturat e policisë", thuhet në njoftimin e policisë.