Bare: Shqipëria nusëron me fustanin e varfërisë
Kryetari i PS së Tiranës, Besnik Bare ka reaguar ashpër kundër deklaratës së kryeministrit Berisha për nusërimin e Shqipërisë. Pas ardhjes së tij nga Varshava, Berisha e quajti moment historik muajin Prill, për Shqipërinë, se cila gjatë këtij muaji nënshkroi MSA, u anëtarësua në NATO dhe aplikoi për në BE. Në këtë kontekst, Bersiah e quajti vendin tonë në një fazë nusërimi, por kjo nuk u ka shijuar aspak socialistëve të cilët nga ana e tyre kanë preferuar ta shohin në një tjetër këndvështrim gjendjen e Shqipërisë.
Sali Berisha thotë se Shqipëria është bërë nuse dhe kujton se populli është në dasmë e në bollëk. Por, fatkeqësisht në familjet shqiptare nuk jetohet si në familjen përditë e më të pasur të Kryeministrit, është shprehur kreu i PS së Tiranës, Besnik Baraj, sipas të cilit sot shqiptarët janë më të varfër e më të papunë se 4 vjet më parë, sepse blejnë shumë më pak se 4 vjet më parë. Sipas Baraj, letra e aplikimit në BE nuk mund të jetë gjethja e fikut elektoral të Sali Berishës, si dhe nuk mund ta mbulojë dot hendekun e madh të varfërisë dhe papunësisë që ndan shqiptarët nga Europa, ku Partia Socialiste pretendon t'i integrojë me mandatin qeverisës të 28 Qershorit përmes politikës së re të ndryshimit.