E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bari; Dyshohet si skafist për trafik droge, arrestohet Mikel Doraci



Drejtoria Investigative e Antimafias (Dia) në Bari ka arrestuar një shtetas shqiptar, Mikel Doraci, i dyshuar si skafist i një organizate kriminale e dedikuar trafikut ndërkombëtar të drogës. Mbi të rëndon një masë dënimi prej 3 vitesh e 8 muaj burg, vendim i formës së prerë për faktin se bënte pjesë në një grup kriminal. Doraci ishte në kërkim qysh prej janarit të vitit 2007 për shkak të hetimeve të drejtuara nga zëvendësprokurori i Drejtorisë të Distriktit të Antimafias në Bari, Francesco Giannella, mbi disa episode kriminale në zonën e Conversanos, dhe është arrestuar në bashkëpunim me agjentët e komisariatit të Monopoli. Gjatë këtij operacioni është arrestuar edhe Eltion Zeqo, shqiptar, të cilit i ishte dhënë 4 vjet më parë një espulsio nga Prefekti i Chieti-t.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›