FMN: Shqipëria, e dyta në rajon për rritjen ekonomike
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë rritjen më të madhe ekonomike në rajonin e Ballkanit. Institucioni financiar ndërkombëtar ka korrektuar parashikimet për disa nga vendet e rajonit, por Shqipëria sërish në vitin 2008 pritet të ketë rritje ekonomike në nivelin 6 për qind, ndërkohë Fondi parashikon që në 2009-ën Shqipëria të ketë një rritje të ekonomisë më shumë se 6 për qind. Lajmi publikohet në agjencinë e lajmeve kosovare “Telegraf”. Ekspertët e FMN-së parashikojnë se rritja ka gjasa të zbutet në shumicën e vendeve të rajonit këtë vit për shkak të një ngadalësimi në rritje në Eurozonë, tregu i madh për vendet e sapohyra në BE dhe për shkak se prodhimi po lëviz më pranë ndaj potencialit. Në përgjithësi ritmet e rritjes ekonomike rajonale janë më të larta këtë vit se një vit më parë. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe hapja e ekonomive rajonale në kuadër të globalizimit i ka vënë vendet ballkanike para një konkurrence të fortë, ndërkohë që shanset për të përfituar janë rritur. Çmimet e larta të naftës dhe të disa produkteve kryesisht ushqimore kanë pasur ndikime negative në pothuajse të gjitha vendet e rajonit. Por nga ana tjetër ekspertët vendas vlerësojnë se ekonomia shqiptare ka mundësi dhe hapësira për rritje me shumë se ritmet aktuale 6 për qind, por kriza e rënduar energjitike që është shoqëruar me mosharmonizim reformash në disa sektorë, kanë frenuar mundësitë reale të mirëqenies së përgjithshme.
Por, nga ana tjetër, zhvillimet në sektorin e turizmit dhe shërbimeve në tërësi, bashkë me një tendencë pozitive të rritjes së eksporteve, pritet t'i japin një shtysë pozitive ritmeve të rritjes. Në agjencinë e lajmeve “Telegraf” shkruhet se Banka Botërore në raportin e perspektives së rritjes globale të ekonomisë për vitin 2008, ka parashikuar se Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike 6 për qind këtë vit dhe 6.2 për qind gjatë vitit 2009. BB-ja parashikon një ngadalësim të rritjes së GDP-së në ekonomitë evropiane, duke theksuar se vetëm Shqipëria, Hungaria dhe Turqia bëjnë përjashtim, ekonomitë e të cilave ndryshe nga ato të vendeve të tjera, të cilat do të vazhdojnë të rriten edhe përgjatë 2008-ës. Në Shqipëri rritja ekonomike do të vazhdojë të mbështetet në kërkesën e shumtë të brendshme, e cila do të vazhdojë të nxitet nga kreditimi, por edhe nga një rritje e investimeve publike. Ekonomia botërore do të ketë një rritje më të ulët gjatë vitit 2008 për shkak të paqëndrueshmërisë financiare të shkaktuar në Shtetet e Bashkuara nga kriza e kredive, çmimi i lartë i energjisë dhe ndryshueshmëria e kursit. Mirëpo pavarësisht rritjes më të lartë se rajoni, Shqipëria mbetet vendi me nivelin më të ulët të Prodhimit të Brendshëm për frymë, sepse trashëgoi një bazë të ulët se fqinjët, nga periudha komuniste. Rritja ekonomike në rajon që parashikon FMN-ja gjatë 2008-ës është: Shqipëria 6.0%, Maqedonia 5.0%, Serbia 4.0%, Mali i Zi 7.2%, Kroacia 4.2%, Sllovenia 4.15, Rumania 5.4%, Bullgaria 5.5%, Bosnja 5.5%.