Krimi në familje, vret gruan me çifte i moshuari Lala
Krimi brenda familjes godet sërish, por kësaj radhe në periferi të metropolit shqiptar. Një i moshuar, në gjendje të dehur, ka qëlluar pas një grindjeje bashkëshorten e tij, duke e lënë të vdekur në vend. 76-vjeçari Selman Lala qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Sofie Lala, paraditen e djeshme në Sharrë, pranë varrezave në Tiranë. Policia ka arrestuar menjëherë bashkëshortin vrasës, ndërkohë që nga të dhënat e para hetimore rezulton që krimi të ketë ardhur pas një grindjeje mes dy të moshuarve. Në momentin e krimit, sipas burimeve, çifti Lala kanë qenë vetëm në banesë, ndërsa i biri punonte vetëm disa metra larg shtëpisë. Mësohet se autori i dyshuar i krimit ka konsumuar gjatë ditës alkool dhe në momentin e krimit nuk ka arritur ta kontrollonte vetën, duke qëlluar mbi gruan me të cilën kishte vite të tëra martesë. Autori i dyshuar Lala ndodhet në mjediset e policisë, ndërkohë që ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes me dashje”. Autori i dyshuar i krimit brenda familjes, 79-vjeçari Selman Lala, i marrë në pyetje gjatë mesditës së djeshme nga policia, ka deklaruar se ishte ai vrasësi i të shoqes, por shtoi se ndihej i penduar dhe se nuk arrinte të besonte se çfarë kishte bërë. “Unë isha nën efekt rakie kur u nxeha keq me time shoqe dhe nuk di as vetë si arrita të marr armën dhe ta qëlloj”, - ka deklaruar para inspektorëve të krimit kundër personit, autori i dyshuar që ndodhet aktualisht në qelitë e paraburgimit.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, rreth orës 10:50, në një banesë të ndodhur në afërsi të varrezave të Sharrës në Kombinat, ku bashkëshorti 79-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri të llojit çifte, bashkëshorten 76-vjeçare. Në grindje e sipër, duke mos duruar qortimet e së shoqes për alkoolin që kishte konsumuar, burri tre vjet më i madh është prekur në sedër. Pa e bërë të gjatë, ka marrë armën e gjahut, një çifte që e kishte me leje, dhe ka hapur zjarr ndaj të shoqes, në dhomën e gjumit. Qitja rezultoi fatale, sepse 76-vjeçarja u dëmtua shumë nga moria e saçmave që mori në trup duke humbur menjëherë jetën. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor me qëllim për të zbardhur tërësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje. Nga grupi hetimor u përfundua se shtetasi Selman Lala ka qëlluar me armë zjarri çifte (të cilën e kishte me leje) bashkëshorten e tij, shtetasen Sofie Lala, 76 vjeçe.
Autori i dyshuar, shtetasi Selman Lala, u kap menjëherë nga strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës si dhe shërbimet e komisariatit të policisë nr. 6 Tiranë. Sipas burimeve zyrtare policore, paraprakisht dyshohet se motivi i këtij krimi të rëndë brenda familjes, ka ndodhur për motive të dobëta, pas një grindjeje të çastit mes tyre, ku dyshohet se autori gjatë momenteve të ngjarjes të ketë qenë në gjendje të papërgjegjshme (i dehur). Në vendin e ngjarjes grupi i hetimor ka kryer të gjitha veprimet hetimore, këqyrjen e vendit të ngjarjes, të viktimës, grumbullimin dhe marrjen e të gjitha provave materiale në vendngjarje.
Reagimi
Familja e Selman Lalës kishte vetëm 10 vjet që jetonte në lagjen Sharrë në Kombinat të Tiranës, pasi kishin zbritur nga fshatrat e Dibrës. Sipas banorëve që jetonin pranë banesës së familjes ku ndodhi ngjarja, Sofia njihej si një grua shumë e mirë dhe e komunikueshme, ndërkohë që i shoqi, autori i krimit, njihej për konsumimin e alkoolit. Gjithashtu, mësohet se autori i krimit ka kaluar në gjendje disi depresive që pas vdekjes së djalit që kishte me gruan e parë, duke punuar në hekurudhë. Pas vdekjes së djalit, mësohet se nuk ka arritur ta marrë veten si duhet, duke shtuar konsumimin e alkoolit. Viktima ishte gruaja e dytë e viktimës, me të cilën kishte dy fëmijë, ndërkohë që kishte edhe dy vajza nga martesa e parë. Ndërkohë që pranë banesës së viktimës ndodhej edhe ajo e vajzës, ndërsa pak metra larg saj ndodhej dyqani i mermerit për varre ku punonte i biri i vrasësit dhe i viktimës. Mjaft keq e kanë përjetuar të afërmit e gruas së vrarë, por njëkohësisht edhe autorit të krimit, ngjarjen në familjen Lala. Aq sa, dhëndri i autorit, Gëzim Ahmeti, ka kërcënuar gazetarët e pranishëm duke u thënë se do t’i vriste nëse nuk largoheshin nga rruga e varrezave. Madje, si të mos mjaftonte e gjithë kjo, ka tentuar të qëllonte me gurë gazetarët e medias së shkruar dhe asaj vizive të ndodhur për ngjarjen në Sharrë.