Cmimi i energjisë, OSSH kundër ERE: Kërkojmë rritje me 23%
TIRANË- Pronari i ri i OSSH, kompania ceke CEZ reagon pas vendimit të ERE për rritjen me 13% të cmimit të energjisë për vitin e ardhshëm dhe jo 23% sic kishte kërkuar ky operator. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp kompania e konsideron jo të drejtë vendimin e ERE-s, i cili sipas saj ka rritur më shumë cmimin për KESH dhe OST dhe më pak për OSSH. „Ne e kuptojmë që të gjitha palët në sektorin e energjisë në Shqipëri kanë nevojë për fonde për punët e tyre, mirëmbajtjen dhe investimet, por vendimin e ERE-s për rritjen dramatike në favor të KESH-it (26%) dhe OST-se (20%) dhe rritjen shumë të vogël për OSSH-në (7.1%) ne e gjejmë të pabalancuar“, deklaron OSSH.Kompania thotë se e shikon këtë vendim si një sulm kundër investitorëve të huaj në vend. Sipas kompanisë është prezantuar gjithë dokumentacioni dhe provat e nevojshme për të mbrojtur propozimin për rrritjen e cmimit të energjisë, duke i ofruar ERE-s gjithë shpjegimet e kërkuara shtesë. Studimi mbi humbjet, i përgatitur nga një auditor i pavarur, i përzgjedhur nga vetë ERE dhe OSSH, për habi nuk u pranua nga ERE. Për këtë arsye ne e konsiderojmë që nuk ka një studim të saktë mbi këtë gjë dhe se vendimi i ERE-s mbi tarifat, i datës 15.12.09, nuk është në përputhje me Deklaratën Rregullatore.Sipas investitorit të huaj, OSSH-ja do të vazhdojë të ketë një rritje të lartë të borxhit prej 20 miliard lekësh në vitin 2009 kundrejt partnerëve të jashtëm duke e cuar në nivelin e 25,8 miliard lekë. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të conte në kolaps financiar dhe më pas në falimentim të OSSH-së. Sipas kompanisë ceke bankat nuk do të jenë të gatshme të financojnë OSSH-në, pasi ajo nuk do të jetë në gjendje të paguajë kreditë për shkak të treguesve negativë. OSSH-ja deklaron se do të përdorë të gjitha hapat e mundshme ligjore për të mbrojtur interesat e konsumatorëve të OSSH-së dhe aksionerëve të vet, duke ndërmarrë hapa ligjore brenda vendit dhe jashtë vendit si dhe përdorimin e garancisë së dhënë nga Banka Botërore.(m.a/News24/BalkanWeb)