E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton ndryshimet në pr/ligjin për lojrat e fatit

TIRANE- Me votimin në kuvend të ligjit të ndryshuar për lojrat e fatit ligjërohet mes të tjerash ndëshkimi i të gjithë atyre që përfshihen në lojrat e fatit pas denoncimit të ëbrë nga familjarët. 73 vota ka marrë propozimi i qeverisë në seancën e kësaj të enjte ku sikundër ka ndodhur në këto 4 muaj kanë marrë pjesë vetëm deputetë demokratë dhe ata te LSI-së. Gjatë seancës, një numr i deputetëve demokratë gjatë hapsirës së lënë ëpr diskutime të lira kanë akuzuar dhe sulmuar kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se mblodhi një ditë më parë një asamble të sajuar. Sipas mazhorancës, kryesocialisti është i vetmi njeri në krizë dhe se ekonomia shqiptare nuk është në kushtet sikundër përshkruajnë socialistët por përkundrazi sipas mazhorancës gjatë vitit 2010 ekonomia do të shënojë arritje maksimale. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›