E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë, përurohet sistemi i kompjuterizuar i taksave vendore

FUSHE KRUJE- Përurohet sistemi i kompjuterizuar i taksave vendore në Fushë-Krujë. Ceremonia është zhvilluar me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Fushë Krujës, zëvendësambasadores amerikane në Shqipëri Deborah Xhons si dhe zëvendësministrit të Brendshëm Ferdinand Poni. Të pranishmit vlerësuan sistemin e ri, i cili synon të ofrojë më tepër akses për publikun.Kompjuterizimi i sistemit të taksave do të ndihmojë bashkinë të përmirësojë vjeljen e taksave si dhe rritjen e të ardhurave prej tyre.Një tjetër zyrë që përfiton nga programi i qeverisjes vendore LGPA i USAID është dhe zyra e informimit publik, e cila do të ofrojë shërbimin e saj përmes procedurave më të thjeshtuara.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›