Venger kundër Ulvs: Kampionat i falsifikuar
Kampionat i falsifikuar! Akuza vjen nga as më shumë e as më pak, por nga trajneri i Arsenalit Arsen Venger në adresë të klubit të Ulverhempton dhe trajnerit të saj Mik MekKarti, që në ndeshjen ndaj Mançester Junajtid hodhi në fushë formacionin rezervë. Kjo bëri që “Djajtë e Kuq” të Ferguson të siguronin një fitore të lehtë 3-0. E kundërta ndodhi me Bërnlein të mërkurën në mbrëmje, ku trajneri Ouen Koil hodhi në fushë 11 më të mirët, duke marrë një barazim 1-1 ndaj “Topçinjve”. “është e trishtueshme, por çfarë mund të bëj? – ka thënë Venger. – Tani duhet të konkurrojmë me Junajtid në 37 ndeshje dhe jo në 38. Në këtë pikë është në lojë kredibiliteti i Premier Ligës, që nuk di të organizojë mirë kalendarin”.(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)