Bariç-Duka, kontrata ende enigmë ?!
Autori i Lajmit: A.M.Para takimit me Bullgarinë ishte deklaruar nga trajneri Bariç se ai do ta priste deri të mërkurën presidentin e FSHF-së, Armando Duka, për të rinovuar kontratën, në të kundërt do të shikonte e do firmoste me ndonjë skuadër tjetër, të cilat kanë treguar interes për të. Në përfundim të ndeshjes, trajneri kroat e ka lënë “topin” në fushën e Dukës, duke deklaruar për mediat se ai është OK dhe pret vetëm të thirret nga kreu i federatës për të rinovuar me skuadrën tonë përfaqësuese. Tashmë gjithçka mbetet në dorë të presidentir të federatës, Armando Duka, i cili ende s ka dhënë një deklaratë për shtyp, nëse Bariç do të jetë apo jo më trajner i Kombëtares Shqiptare.
Ky lajm është publikuar: 19/10/2007