E Diel, 1 Nëntor 2026

Penev : “Falënderoj Shqipërinë për lojën që zhvilloi”

Autori i Lajmit: A.M.Trajneri Bullgar

Trajneri bullgar Penev e ka hapur konferencën e dhënë për shtypin me fjalët: "Falënderoj Shqipërinë për lojën që zhvilloi. Ne zhvilluam një pjesë të parë të mirë, por Shqipëria, nga ana tjetër, ishte shumë e mobilizuar dhe krijoi shumë raste shënimi, të cilat nuk i shfrytëzoi. Lojtarët e mi e kishin marrë lehtë, pasi ata harojnë që Shqipëria po bën hapa përpara dhe po bëhet gjithmonë më e fortë dhe më e vështirë për kundërshtaret si ne. I uroj Shqipërisë suksese dhe i uroj me gjithë zemër që të kualifikohet në botërorin e ardhshëm, pasi me lojën e treguar nga djemtë shqiptarë, skuadra juaj meriton më shumë se vendi i katërt në grup".

Ky lajm është publikuar: 19/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›