Oto Bariç: Ndeshja më e mirë e zhvilluar në Euro 2008
Autori i Lajmit: A.Minja
Otto Bariç, trajneri i përfaqësueses shqiptare, ndonëse i kënaqur me rezultatin e ndeshjes, përsëri shpresonte për më shumë, pasi rastet e humbura dhe gabimet ishin ato që na ndëshkuan. "Ishte ndeshja më e mirë e zhvilluar në këto eliminatore për kampionatin Europian, them kështu pasi krijuam shumë raste shënimi dhe luajtëm mirë dhe e mbajtën nën presion kundërshtarin deri në minutën e fundit. Duhet të kishim shënuar katër ose pesë gola po ky a futbolli. Një gabim i Vangjelit e ata na ndëshkuan, por dua të theksoj që të gjithë zhvilluan një takim të mrekullueshëm dhe i falenderoj për këtë. Sa për largimin tim nga pankina nga ana e arbitrit kryesor, Fritz Stuchlik, dua të theksoj që kam njohje të vjetra me të e është një arbitër maskara. Unë po e këshilloja sepse ishin disa faulle të dukshme të shkaktuara nga kundërshtarët, por ai bënte sikur nuk i shikonte e për këtë arsye më detyroi ta shihja ndeshjen nga tribuna.
Ky lajm është publikuar: 19/10/2007