Kroati:“Edmond Kapllanin e kam falur”
Autori i Lajmit: A.M.Deklarata
Lojtari i ka kërkuar falje trajnerit ditën e djeshme. Trajneri Oto Bariç ka deklaruar dje se midis tij dhe sulmuesit Edmond Kapllani që aktivizohet në kampionatin gjerman me Karlsruhen është arritur paqja. “Ai më ka kërkuar falje, një falje të cilën unë e kam pranuar dhe e kam falur atë. Kapllani do jetë një forcë më shumë në sulmin tonë në ndeshjet e tjera. Do të deshiroja shumë që bashkë me rikthimin e tij të bëhej dhe ai i Berishës, por dëmtimi po e mban larg dhe unë i uroj një rikuperim sa më të shpejtë.” Falja e sulmuesit nga ana e trajnerit tregon edhe një herë që trajneri kroat i Kombëtares Shqiptare është një njeri që di të falë dhe gjithçka e bën për të mirën e futbollit. Kjo paqe i gëzon të gjithë dhe tregon për frymën e mirë që mbizotëron në ekipin tonë kombëtar.
Ky lajm është publikuar: 19/10/2007