Bariç: Jini më seriozë me Hanin

Jetmir Halilaj, Elvis Kasmi
Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Oto Baric, ka uruar përzemërsisht pasardhësin e tij në krye të stolit kuqezi, Ari Han, por nuk ka harruar të shigjetojë lojtarët e ekipit tonë kombëtar, duke iu bërë apel haptazi atyre që me teknikun e sapoemëruar të jenë më korrektë dhe të luajnë me seriozitet deri në ndeshjen e fundit. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport" Baric ka folur edhe për projektet e tij për vitin 2008. Mister së pari ju urojmë një vit të ri të mbarë për ju dhe familjen tuaj. Faleminderit, edhe unë uroj gjithashtu, të njëjtën gjë për ju. Si i keni kaluar këto ditë? Si kaluat me pushime? Super. Kam kaluar me djalin dhe kam festuar, pasi djali im ka bërë një projekt shumë të madh këtu në Zagreb. Është zgjedhur trajneri i ri i Shqipërisë, Ari Han, c'mendim keni për të? Ari Han ka gjithë jetën që merret me klube të ndryshme dhe me Kombëtare të ndryshme. Ai është një njeri që e njeh mjaft mirë futbollin. I uroj shumë fat pasardhësit tim te Kombëtarja shqiptare dhe shpresoj që të arrijë rezultate sa më të mira. Pas largimit tuaj, presidenti Duka ka thënë sistematikisht se Shqipërisë nuk do t'i vijë më një trajner kaq i madh sa ju. Kur Ari Hanit i është komunikuar kjo gjë ai tha: Unë kam qenë pasardhësi i Baricit edhe te Shtutgarti, por kjo skuadër shkoi në finale të Kupës UEFA me mua dhe jo me Baricin. A keni ndonjë koment për këtë? Shikoni, rezultatet nuk janë gjithnjë të lidhura me paraardhësit apo me pasardhësit, sepse shpeshherë varet si punon, por përvec kësaj varet edhe nga shumë faktorë të tjerë. I uroj edhe njëherë trajnerit Ari Han shumë fat në detyrën e re dhe shpresoj që lojtarët e Kombëtares shqiptare të jenë seriozë me të. Të jenë ashtu sic kanë qenë shumicën e kohës gjatë periudhës që i drejtova unë, përvec dy ndeshjeve të fundit. Cfarë projektesh keni për vitin 2008? Sot do të nisem për në Kubë, ku do të kaloj dy javë pushime bashkë me gruan time. Kur të kthehem prej andej, do të flas edhe njëherë me drejtuesit e Dinamos së Zagrebit, pasi sic jeni edhe ju në dijeni, unë isha shumë pranë nënshkrimit te ky klub dhe ata vazhdojnë të më kontaktojnë. (Panorama Sport)