Shpërthen Kapllani, Karlsruhe fiton turneun “Harder13-Cup”

Karlsruhe e Emdond Kapllanit fitoi edicionin e dytë të turneut "Harder13-Cup", i cili i zhvillua më 5 janar në Mannheim, takime që u transmetuan direkt nga televizionin gjermane sport DSF. Sulmuesi durrsak ishte një nga protagonistët e "Blu-bardheve" ku arriti të shënojë edhe katër gola nga 21 të tillë që realizoi skuadra e Edmund Bekerit.
Në këtë turne bënin pjesë gjashtë ekipe nga Bundesliga 1 dhe 2, të ndara në dy minigrupe me nga 3 skuadra. Takimet u luajtën nga 20 minuta (cdo pjesë loje ishte 10 minuta).
Karlsruhe bënte pjesë në grupin B së bashku edhe Ëaldhof Mannheim dhe FC Kaisersalutern.
Karlsruhe fitoi ndeshjen e parë 2-6 me Kaiserslautern. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e parë (0-1) dhe të pestë (2-5) të ekipit të tij.
Në takimin e dytë të fituar 7-1 kundër Ëaldhof Mannheim trajneri Beker nuk e hodhi në fushë sulmuesin shqiptar për ta pasur të freskët atë në ndeshjen gjysëmfinale kundër Eintrahtit të Frankfurtit.
Edhe në këtë takim golashënuesi shqiptar i renditur i 84-ti në botë përsa i përket numrit të golave gjatë vitit 2007 (me Karslruhen dhe Shqipërinë) shënoi golin e parë (1-0) në fitoren 4-3 me Entrahtin e Frankfurtit.
Në finale Karlsruhe fitoi 3-4 me skuadrën e Bundesligës së dytë gjermane, TSG 1899 Hoffenheim. Hofenheimi kaloi në avantazh 0-2, por ishte fillimisht Stefan Buk që shkurtoi diferencën (1-2), për t'i lënë radhën Edmond Kapllanit të barazonte përkohësisht ndeshjen (2-2). Sulmuesi tjetër i Karlsruhes, Sebastian Frajs shënoi dy golat e fundit që sollën edhe fitoren 3-4, por dhe fitimin e "Harder13-Cup".