F1/ Montezemolo: “Objektivi i Ferrarit, titulli i tetë”

"Objektivi është një i vetëm: të fitojmë titullin e tetë botëror në dhjetë vitet e fundit. Tingëllon më mirë se shtatë në nëntë". Kjo është deklarata e fundit e presidentit të skuderisë italiane Ferrari, Luca di Montezemolo, në lidhje me kampionatin e ri botëror në Formula. Presidenti i Kokëkuqes foli edhe për vitin 2007, ku Ferrari fitoi dy titujt kampionë si skuderi dhe pilotë (Kimi Raikonen). "Duhet të përgëzoj edhe FIA- n (Federatën Ndërmombëtare të Automobilizmit) që ia doli të shmangë rënien e
kredibilitetit të Formula 1. Dha vendime të mira dhe në një kohë të shkurtër. FIA dëshmoi se e di se ekzistojnë rregullat dhe se ato duhen respektuar. Kjo është e rëndësishme".
RAIKONEN - Skuderia Ferrari prezantoi të dielën makinën e re Ferrari "F-2008", që do të gaojë në Kampionatin Botëror të Formula 1 për vitin 2008. Dy pilotët e saj janë finlandezi Kimi Raikonen (kampion në fuqi i Botës) dhe braziliani Felipe Masa. Kimi Raikonen zhvilloi nën sytë e kujdesshëm të Mikael Shumakerit edhe 20 xhirot e para me makinën e re në një pistën private të Ferrarit në një asfalt të qullur. Në xhirot e para të "kokëkuqes" së re asistuan qindra tifozë.