E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meklareni zbulon makinën e re 2008

Skuderia Meklaren prezantoi në muzeun "Mercedes-Benz" në Shtutgard të Gjermanisë makinën e re "MP4-23" për Botërorin e vitit 2008. "Objektivi ynë, - deklaroi bosi i skuderisë, Ron Denis, gjatë zbulimit të makinës së re, - është të jemi kompetitivë si për botërorin e pilotëve ashtu dhe për atë të konstruktorëve". Skuderia anglo-gjermane ka pilotë për vitin 2008 Luis Hemiltonin dhe Heiko Kovalainen. Testet e para do të kryen të mërkurën në cirkuitin spanjoll të Jerezit, ndërsa Luis Hemiltoni do ta testojë makinën më 10 janar, ditën e enjte. Pilotë testuesë të Meklarenit janë Pedro de la Rosa dhe Gari Pafet. Në skuderinë britanike punojnë 700 specialistë. Motori është "Mercedes-Benz FO 108V", me 8 cilindra dhe 32 valvula. Pesha e makinës së bashku me ujin, vajin e pilotin është 605 kg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›