Salihi, shpresa e SV Ried në sallë

Hamdi Salihi do të provojë të martën dhe të mërkurën se është i zoti edhe në futbollin në sallë, kur në Salzburg do të zhvillohet turneu në sallë të mbyllura.
Trajneri i SV Ried, Tomas Veisenbëk e ka përzgjedhur shkodranin në pesëshen e parë të tij. Ndeshjet luhen në parket, në një fushë 40x20m me nga 1 portier dhe katër lojtarë të tjerë.
"SV Ried synon të bëjë një start të mirë në vitin e ri duke u bazuar te sulmuesi shqiptar. Legjonari vlerësohet për teknikën e tij shumë të mirë, nga Tomas Veisenbëk, i cili në debutimin e tij si kryetrajneri i SV Ried", pret shumë nga ai (Salihi)", shkruan agjencia austriake.
Në turne marrin pjesë tetë ekipe tëe ndara në dy grupe. Nënkampionët e Austrisë, SV Ried (skuadra e Salihit) bën pjesë në atë B, së bashku edhe me SV Grödig, LASK Linz, USK Anif. Ndeshja e parë e SV Ried do të jetë ajo kundër Grëdig, e më pas po të martën kundër LASK.
Të mërkurën, në ditën e dytë të turneut SV Ried do të përballet me Anif. Më pas do të zhvillohen gjysmëfinalet e finalja. Fituesi i turneut do të shpërblehet me 10 mijë euro. Salihi është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij në kampionatin austriak, ku ka shënuar 8 gola dhe golashënuesi i katërt më i mirë në Bundesligën austriake.