Shqipëria e fillon me Suedinë në Tiranë

Kombëtarja shqiptare ka pasur fat të paktën në shortin e hedhur në Danimarkë për orarin e Grupit 1 eliminator për botërorin "Afrika 2010" pasi dy ndeshjet e para do t'i zhvillojë në shtëpi. Fushata kualifikuese do të fillojë më 6 shtator përballë Suedisë, ndërsa katër ditë më vonë kuqezinjtë do të kenë përballë modestët e Maltës. Pas kësaj vijnë katër ndeshje jashtë vendit me Hungarinë, Portugalinë e Maltën, për tu rikthyer në atdhe më 28 mars 2009 përballë Hungarisë. Pas udhëtimit në Danimarkë më 1 prill kombëtarja e drejtuar na Arie Haan do të zhvillojë edhe dy ndeshje radhazi në shtëpi. Kundër Portugalisë së Scolarit më 6 qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa më 9 shtator përballë Danimarkës. Fushata kualifikuese mbyllet me ndeshjen që do të zhvillohet në Suedi më 14 tetor.
Kalendari i Grupit 1 eliminator për Kampiionatin Botëror 2010
Shqipëri - Suedi - 6 shtator 2008
Shqipëri- Maltë - 10 shtator 2008
Hungari - Shqipëri - 11 tetor 2008
Portugali - Shqipëri - 15 tetor 2008:
Maltë - Shqipëri - 11 shkurt 2009
Shqipëri- Hungari - 28 mars 2009
Danimarkë - Shqipëri - 1 prill 2009
Shqipëri- Portugali - 6 qershor 2009
Shqipëri- Danimarke - 9 shtator 2009:
Suedi – Shqipëri - 14 tetor 2009: