Tare, dopietë në miqësoren përballë të rinjve të Lazios

Momenti i mirë i Igli Tares te Lazio vazhdon edhe në ndeshjet miqësore. Sulmuesi shqiptar ka qenë edhe një herë protagonist për skuadrën e tij pavarësisht se përballë skuadra e Delio Rossit kishte formacionin e të rinjve (Primavera) të Lazios. Në ndeshjen e mbyllur me rezultatin 5-0, që ka vlejtur si test para sfidës së Lazios me Genoan, sulmuesi shqiptar ka shënuar një dopietë, ashtu si edhe sulmuesi maqedonas Goran Pandev, ndërsa goli i pestë është shënuar nga Scaloni.