Skela-Curri, perplasen në Turqi

Energi Kotbus i Ervin Skelës, pas përundimit të turneut në sallë (në Chemintz, 9 janar) do të zhvillojë disa ndeshje testuese gjatë fazës përgatitore dimërore që klubi i Bundesligës 1 gjermane do të zhvillojë në Antalia të Turqisë (13-22 janar 2006). Takimi i parë për skuadrën e Bojan Prasnikarit do të jetë ai kundër kundër Karl Zeis Jenës (14 janar), ndërsa i dyti kundër skuadrës së Ligës së parë ruse, Saturn i Moskës (16 janar). Më pas do të vinë dy sfida kundër skuadrave rumune Kluj dhe Otelul Galati, për ta mbyllur aventurën turke me ndeshjen kundër skuadrës gjermane të Bundesligës, Erzgebirge Aue, me të cilën luan edhe veterani kavajas, Skerdilajd Curri. Më 2 shkurt rinis edhe kampionati gjerman. Energi e vendit të 17-të do të presë në shtëpi Bajer Leverkuzenin.