E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rosi: “Në Skoci, si një finale”

Italiani Daniele de Rosi, i cili nuk luajti në ndeshjen e fituar të Italisë me Gjeorgjinë (2-0), do të jetë në dispozicion të trajnerit Roberto Donadoni në transfertën vendimtare me Skocinë, takim që do të luhet pas një muaji, më 17 nëntor 2007. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, - deklaroi mesfushori i Romës, - do ta vlerësoja si një finale. Nëse Italia nuk do t'ia dalë të kualifikohet, do të ishte shumë e rëndë: duhet të fitojmë në Skoci, nuk duhet të gabojmë". Futbollisti, që të mërkurën do të zbresë në fushë për miqësoren kundër Afrikës së Jugut, nuk e fsheh se ka ende një shpresë: "Shpresoj shumë që Gjeorgjia t'ia dalë të ndalojë Skocinë". Nëse do të ndodhte kjo, atëherë për Italinë do të mjaftonte edhe një pikë në transfertën britanike.
Italia është kampionia e botës në fuqi, por rrezikon të mbetet jashtë finaleve të Kampionatit Europian, finalet e të cilit do të luhen në vitin 2008 në Austri dhe Zvicër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›