Baristja me SIDA, dyndje për të bërë analizat

08/06/2005 Shumë janë drejtuar në Institutin e Shëndetit Publik, të tjerë në klinika private
Klinikave private ligjërisht nuk u lejohet kryerja e analizave të SIDA-s. Disa mjekë janë pro këtij ligji, të tjerë janë kundër
Thashethem apo e vërtetë, fakti është që tek adoleshentët, nxënësit e gjimnazeve dhe të tjerë të rinj, është përhapur panik. Pyetja që ngrihet në kokën e tyre është: A jam prekur nga SIDA? Dhe testi i HIV/AIDS është mënyra e vetme për të marrë një përgjigje të saktë. Kështu një pjesë e adoleshentëve janë drejtuar në Institutin e Shëndetit Publik dhe një pjesë tjetër në klinikat private.
Në Institutin e Shëndetit Publik
Koordinatori i programit kombëtar kundër HIV/AIDS-it, Klodian Reshpja, thotë se është në dijeni të kësaj ngjarjeje, për shkak të shqetësimit që është përcjellë deri në dyert e specialistëve. Reshpja e sheh të pamundur transmetimin e virusit në këtë mënyrë. Por, sipas tij, raste të tilla, kur persona të infektuar përpiqen qëllimisht të infektojnë të tjerët përbëjnë precedentë penalë, “është njësoj si t’i qëllosh dikujt me pistoletë”, thotë Reshpja, duke e komentuar megjithatë si të pashfaqur ende këtë fenomen në vendin tonë.
Në klinikat private, analiza ilegale
Mjekët thonë se shumë të rinj janë drejtuar në klinika private për të bërë analiza, kjo për të fshehur dhe anonimatin. Por, në Shqipëri, klinikave private nuk u lejohet që të bëjnë analiza të SIDA-s, por vetëm shtetit. Kjo jo për ndonjë arsye shumë të veçantë. Por, sepse ky ligj është i kopjuar nga një vend, ku në klinikat private kryerja e analizave nuk lejohet. Disa mjekë janë kundër bërjes së analizave në klinika private, disa të tjerë janë pro. “Mendoj se klinikat private në Shqipëri dhe organizatat joqeveritare, i kanë të gjitha kapacitetet për t’i bërë analizat e HIV/AIDS, megjithatë ligjërisht nuk lejohet”, thotë mjeku Erion Dasho.
Historia
Një vajzë bariste në një nga lokalet e natës të ish-Bllokut, fundjavën e kaluar ka qenë personazhi mistik i “legjendës urbane”, apo të vërtetë, (kjo gjë s’dihet ende). Ajo ka prerë gishtin dhe ka hedhur gjak në gotat e pijeve të klientëve. Dhe në fund u ka thënë: “Mirë se erdhët në botën e SIDA-s”. Të rinjtë janë traumatizuar. Të nesërmen telefonat dhe vizitat te mjekët dhe punonjësit socialë nuk kanë pushuar. Nxënësit e shkollave kanë qenë në panik gati gjithë javës. Burime nga Prokuroria thonë se vajza dhe i dashuri i saj, që punonin në atë lokal, janë marrë në pyetje. Të dy janë persona të infektuar. Por asgjë më tepër se kaq nuk dihet.
“Rasti duhet investiguar për sjellje të tjera me risk”
Mjeku: SIDA nuk transmetohet në pije
Për specialistin Erion Dasho, ish-koordinator i programit kombëtar kundër HIV/AIDS-it në vendin tonë, kjo tendencë a
“mënyrë hakmarrjeje” e personit të infektuar, shpjegohet e parrezikshme. “Por rasti duhet investiguar, pasi dëshira për të infektuar të tjerët mund të manifestohet në sjellje me risk”, thotë Dasho. Po të mos kryejnë sjellje të tilla, që në vendin tonë nuk njohin precedentë, personat e infektuar mund të punojnë kudo njëlloj si të tjerët, e në këtë rast edhe një kameriere apo bariste, a kushdo qoftë, mund të vazhdojë njësoj si më parë. Nga 150 persona të infektuar që janë identifikuar deri sot në vendin tonë, të tillë, domethënë të ndërgjegjësuar për sëmundjen që kanë, e
megjithatë heshtin dhe kryejnë sjellje që riskojnë të tjerët, mund të klasifikohen një ose dy persona. Duke patur parasysh me këto sjellje, marrëdhëniet seksuale të pambrojtura a këmbimin e shiringave të drogës, nëse të infektuarit janë përdorues të drogave intravenoze. Unë kam dëgjuar për këtë histori disa ditë më parë. E kuptoj shqetësimin e njerëzve që janë pak të informuar për rrugët e transmetimit të sëmundjes. Por e them me bindje të plotë që përcjellja e SIDA-s nëpërmjet gjakut të injektuar në lëngje apo ushqim, mund të ndodhë vetëm teorikisht. Së pari, dihen tashmë rrugët tradicionale të transmetimit të sëmundjes, që janë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, këmbimi i shiringave të drogës në përdoruesit (krahas të cilit klasifikohen praktikisht të gjitha rrugët e transmetimit të virusit nga gjaku i një personi të infektuar në gjakun e një personi të shëndoshë) dhe transmetimi i virusit nga nëna te fëmija. Rastin konkret s’mund ta përfshijmë në asnjërën nga kategoritë e mësipërme. Unë them se ka vetëm mundësi teorike dhe kam parasysh një situatë të tillë nëse bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme gjaku të hedhur në pije dhe personi që e konsumon atë ka plagë të hapura në gojë. Por e theksoj që edhe në këtë mënyrë është pothuaj e pamundur, pasi virusi nuk është shumë rezistent ndaj rrethanave të caktuara, siç bëhet fjalë të përzihet me lëngje të tjera dhe merret
nëpërmjet gojës”, thotë Dasho.