Kryebashkiaku godet me celular shefin e shtabit të Genc Rulit

08/06/2005 Sherr mes kandidatëve në Gjirokastër
Partia Demokratike ka denoncuar dje kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, duke theksuar se ai ka goditur me telefonin e tij celular shefin e logjistikës në shtabin e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në Gjirokastër, Genc Ruli. Shtabi i kandidatit demokrat njoftoi se "në mesnatë është goditur Sokol Karaolli nga kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime. Anëtari i shtabit të kandidatit Ruli është goditur, pasi po vendoste posterat e kandidatit demokrat në vendet e caktuara në qytetin e Gjirokastrës. Në fillim, rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës një polic bashkiak i Gjirokastrës ka ndaluar anëtarin e stafit elektoral të Genc Rulit, duke e fyer e duke mos e lejuar që të vendoste posterat e kandidatit demokrat. Më pas në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe kryebashkiaku socialist, Flamur Bime dhe pasi e ka fyer shefin e logjistikës së shtabit e ka goditur edhe me një telefon celular. Sokol Karaolli ka njoftuar menjëherë kandidatin Genc Ruli, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i ka kërkuar policisë bashkiake dhe kryebashkiakut të tërhiqeshin nga këto veprime vandale që kishin ndërmarrë. Kryebashkiaku dhe policia bashkiake kanë fyer me fjalë banale, kandidatin e opozitës dhe nuk e kanë lejuar që të vendoste posterat. Ruli i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë, Bime, të sqaronte se përse ishin ndërmarrë këto veprime. Ndërsa Bime nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë çështje, ndërkohë që anëtarët e stafit të Genc Rulit nuk janë lejuar të vendosin posterat. Situata politike në Gjirokastër duket se është nxehur, pasi edhe posterat e kandidatit tjetër të opozitës, Artur Roshi, janë duke u grisur vazhdimisht", thuhet në deklaratën e dhënë për shtyp. Anëtarët e stafit të kandidatit të opozitës thonë se gjatë ditëve të fundit janë dëmtuar shumë postera të Roshit, ndërkohë që posterat e kundërshtarëve të tyre politik, nuk preken.