Metropoli në formim
08/06/2005 Ekspozita “Metropoli në Formim”, që u çel dje pasdite në Galerinë e Arteve, është një aktivitet, i cili synon të pasqyrojë situatën bashkëkohore të kryeqytetit, si dhe transformimet rrënjësore që kanë ndodhur në vitet e fundit në hapësirën publike dhe urbane, si dhe në sferën kulturore. Tashmë kemi një Tiranë që, ndonëse dhe fatmirësisht ende në formim, është plot ngjyra, e kënaqur, e pajisur me një infrastukturë të re dhe të përmirësuar dhe çdo ditë e më shumë e gjallëruar nga jeta kulturore.
Dhe jo vetëm kaq. Prej vitesh tashmë, Shqipëria dhe veçanërisht Tirana, kryeqyteti i saj, janë bërë skenë aktivitetesh të rëndësishme ndërkombëtare në fusha të ndryshme: të artit, kulturës, sportit etj. Ndërsa ngjarjet e viteve ’90 përcollën një imazh për Shqipërinë, si një ndër vendet e fundit ish-komuniste që po përjetonte një transformim të dhimbshëm politik, ekonomik e social, sot Tirana njihet në Evropë e botë si “Qyteti i Ngjyrave”, i cili tashmë në shkallën dhe kontekstin e vet është një metropol shumë i vendosur të përballet më sfidën dhe të arrijë qëllimin për të qenë një “Kryeqytet Modern Evropian”.
Përballja e parë e kujtdo me Tiranën, qofshin ata artistë apo politikanë, vizitorë të thjeshtë apo biznesmenë, është mbresëlenëse. Akoma më mbresëlënëse është eksperienca e atyre që e kanë vizituar Tiranën në harkun kohor të katër apo pesë viteve të fundit. Dhe sigurisht, ndyshimet janë shumë goditëse edhe për ata që kanë jetuar bashkë me to, për qytetarët e Tiranës, që vazhdimisht kanë qënë dëshmitarë të proçesit të ndryshimeve. Rezultatet e deritanishme të këtij proçesi janë transformimet rrënjësore në hapësirën publike e urbanë, cilësinë e jetesës në aspektin ekonomik, social e kulturor të saj. Për më tepër, zgjedhja e Edi Ramës si “Kryebashkiaku i Vitit 2004 në Botë” është një evidencë e pagabueshme e kësaj dukurie që ka ndodhur në Tiranë nga viti 2000 e deri më sot.
Struktura
Struktura e Ekspozitës është një hapësirë – sallë ekspozimi në Galerinë Kombëtare të Arteve. Por, vlen të përmendet se struktura e ekspozitës është vetë qyteti i Tiranës, gjithë shtrirja territoriale e tij, duke filluar nga Qendra deri në periferitë më të largëta e zonat informale të saj; nga Lana e rigjelbëruar, mes gjallërisë së ngjyrave në fasadat e ndërtesave përgjatë saj tek, deri tek infrastruktura në ndërtim e zonave më të thella; nga projektet ambicioze të konkurseve ndërkombëtare, tek kantieret e ndërtimit; nga hapësirat publike të riformuluara në kuartallet e banimit, deri tek parku “Rinia” i rikthyer në identitet apo Parku i Madh i Liqenit, si një pasuri e çmuar që duhet përdorur dhe mbrojtur njëkohësisht.
Në Ekspozitë prezantohen:
12.Ndyshimet e Lanës nëpërmjet fotografive me temë “Dje dhe Sot”, të cilat pasqyrojnë transformimin e saj nga një hapësirë e mbytur nga ndërtime e kioska pa leje që përdornin Lanën si një kanal shkarkimesh të ujërave të zeza dhe mbeturinash, në një hapësirë të gjelbër me karakterin e një kanali të vërtetë, që aktualisht përbën një ndër dy akset më kryesore të strukturës urbane të qytetit. Gjithashtu, ekspozohen edhe fotografitë e ndërtesave përgjatë Lanës, në gjendjen e tyre të zymtë përpara dhe, tërësisht të tranformuar, pas ndërhyrjes së operacionit të ngjyrave, gjë që eventualisht ka rritur ndjeshëm cilësinë e jetesës në qytet.
13.Përpjekjet e para për hapjen e Tiranës ndaj arkitekturës bashkëkohore evropiane.
14.Studimet urbanistike pjesore, si elementë parësorë në kontrollimin e zhvillimit të territorit.
15.Ballafaqimi midis zonave informale dhe formale të qytetit.
16.Parqet dhe rivitalizimi i hapësirave publike.