Moisiu: Të hiqen të vdekurit nga listat
08/06/2005 Presidenti Republikës monitoron Gjendjet Civile
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, vizitoi Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, për t’u informuar, lidhur me procesin e hartimit të listave të votimit. “Nuk duhet të mungojë asnjë votues në lista. Ato duhet të jenë korrekte, të sakta dhe të mos kontestohen. Nuk është në nderin e shtetit, që listat të shkaktojnë përsëri probleme në këto zgjedhje”, tha Presidenti Moisiu, në bisedë me drejtuesit e kësaj drejtorie. Kreu i shtetit u ndal veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me këtë proces dhe që mund të hasen aktualisht, apo dhe që janë konstatuar, si mangësi nga zgjedhjet e kaluara, sikurse janë ajo e dublikimeve të emrave, ndarja e pjesëtarëve të një familjeje në qendra të ndryshme votimi, pajisja me certifikata për zgjedhje në rastet e atyre marinarëve apo ushtarëve, që kanë detyrime financiare ndaj komunave, të regjistrimit të ushtarëve dhe studentëve konviktorë, që votojnë për herë të parë, çregjistrimi i personave të vdekur, reflektimi në lista i dekreteve të Presidentit të Republikës për marrjen dhe lënien së shtetësisë shqiptare. Moisiu u interesua nëse Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit ka nxjerrë udhëzuesit për pushtetin lokal për zgjidhjen e problemeve tipike që kanë dalë gjatë procesit të hartimit dhe të verifikimit të listave. Kreu i shtetit kërkoi që këto raste të mos jenë trajtuar ndryshe në një bashki e ndryshe në një tjetër dhe si janë sjellë njësitë vendore në raport me kërkesat e tyre. President u kërkoi organeve përkatëse intensifikimin e punës, që listat e zgjedhësve të jenë të sakta e të plota dhe që organet qendrore e lokale të mbajnë përgjegjësinë e tyre për zgjidhjen e problemeve, duke patur parasysh që afati i fundit ligjor është dita e nesërme. Ndërsa ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi dhe drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Genci Gatovica, informuan Presidentin Moisiu për ecurinë e hartimit të listave dhe i prezantuan konkretisht punën e kësaj qendre.