E Diel, 1 Nëntor 2026

Barka: Kam qenë i ndjeshëm ndaj fëmijëve të ngujuar

TIRANE- Dy ditë pas publikimit se ish- ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barka është person nën hetim, ai ka reaguar me një deklaratë publike të dhënë prej tij. Ish- ministri aktualisht në detyrën e zv/Kryeregjistruesit të Republikës, ka pohuar se ai nuk ka qenë dhe nuk është nën hetim për shpërdorim detyre.

"Duke pasur parasysh target-grupin në nevojë, fëmijët e ngujuar, Ministria e Punës, ka treguar gjithnjë gatishmërinë e saj për të përmbushur detyrimin institucional dhe njerëzor në plotësimin e nevojave të tyre".

Reagimi i Barkës, ka ardhur dy ditë pas publikimit të lajmit se ai ishte person nën hetim, për abuzimet e denoncuara nga ish- drejtoresha e Qendrës, Liljana Luani. Sipas saj, një shumë prej afërsisht 190 mijë dollarësh amerikanë të adresuara për këtë qendër nuk mbërritën kurrë atje, duke u kanalizuar në drejtime ende të panjohura. Luani, ka denoncuar se fondet e ardhura në drejtim të qendrës janë përfituar apo shpenzuar në mënyrë të panjohur.


Një fond prej 100 mijë dollarësh, pjesë e një projekti të Bankës Botërore, si dhe dy fonde me afërsisht 2.7 milionë lekë dhe 5 milionë lekë janë lëvizur nëpërmjet kësaj Ministrie apo prej saj për këtë qendër. Për këtë shkak, burime të Prokurorisë së Përgjithshme kanë pohuar se nën hetim ishte edhe ish- ministri.

Ky i fundit ka mohuar të ishte nën hetim, për një histori të tillë. Barka në deklaratën e djeshme ka pohuar se: "Në të gjitha rastet, Ministria e Punës, në zbatim të bazës ligjore, ka propozuar pranë Ministrisë së Finanacave, e cila ka miratuar financimin e Bashkisë së Poliçanit, për t'iu ofruar shërbimet e nevojshme fëmijëve të ngujuar në artikullin "Transferta për buxhetet familjare dhe individët" në programin "Mbrojtja Sociale". Destinacioni në këtë rast sipas tij, ka qenë: "Tranfertë për OJF-në e përzgjedhur sipas rastit nga Bashkia Poliçan".

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›