E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zani Çaushi shpëtoi shokun e Gjergj Mehmetit

Qafë Gjashta
Gjykata kërkon dëshminë e Eduart Aliajt, policit të marrë peng në masakrën e 4 marsit të vitit 1997

Deklarimi i papritur është dhënë nga dëshmitari Xhevdet Koçia, gjatë seancës së djeshme
TIRANE- Zani Çaushi, kapobanda e Çoles në Vlorë, shpëtoi ish- policin Eduart Aliaj, në masakrën e Qafë Gjashtës, ku ai u plagos dhe kolegu tjetër i tij, Gjergj Mehmeti u dogj i gjallë në një automjet.


Aliajt në këtë ngjarje i është rrezikuar seriozisht jeta dhe pas ndihmës së dhënë, ai është shpëtar nga Myrteza Çaushi. Pohimi në fakt i papritur erdhi dje nga goja e Xhevdet Koçiajt, dëshmitari i vetëm i paraqitur në seancën e radhës të procesit të "Qafë


Gjashtës".


Dëshmitari Koçia tregoi dje në gjykatë se si ishte lajmëruar ditën e ngjarjes nga disa njerëz të tjerë. Kur ai kishte shkuar tek makina e djegur kishte gjetur në sedilien e pasme një trup të shkrumbuar që nxirrte ende tym.

Ai shpjegoi se me katër mars kishte qenë duke pirë kafe në qendër të Sarandës kur e njoftuan për masakrën. "Atë ditë, një qytetar nga Saranda, Asllan Brinja quhet, na informoi se në Qafë- Gjashtë po vriteshin njerëz. Ai tha: Kush është ushtarak të vijë menjëherë, dhe në hipëm në një makinë e u nisëm për në Qafë Gjashtë"., tha Koçiaj.

Ai shpjegoi se sapo ka mbërritur në Qafë Gjashtë ka parë një turmë njerëzish, prej rreth 1500 personash, të cilët ishin mbledhur aty. Të gjithë ulërinin dhe qanin. "Aty kam parë Eduart Aliajn. Ishte i lidhur dhe e qëllonin.

Më pas e mora dhe e çova në spitalin e Vlorës. Gjatë kohës që ishte aty, kishte njerëz me kapuçë dhe iu kërkova t'i hiqnin ato",- tha dëshmitari. Sipas tij, pasi kishte dërguar në spital policin Eduart Aliaj, i kishte kërkuar një personi me emrin Ristan Lapi, që të kujdesej për të dhe të mos e keqtrajtonin.


Më tej dëshmitari Koçiaj, ka pohuar se i kishte dërguar edhe vetë ushqime dhe duhan, policit që ishte marrë peng. "Më vonë mora vesh që Myrteza Çaushi kishte ardhur dhe e kishte marrë në spital policin",- tha ai. Dëshmitari, banor i Sarandës, ka reaguar dje edhe sapo ka parë avokatin mbrojtës të dy prej të akuzuarve, Alfred Dukën.


Ai e ka akuzuar atë se kishte qenë punonjës i SHIK-ut dhe nuk duhet të ndodhej në sallë.
Gjatë dëshmisë së dhënë prej tij, Koçia ka pohuar se kishte vënë re një automjet të djegur brenda të cilit ndodhej një trup i shkrumbuar që nxirrte ende tym. "Shkova te autovetura dhe e pashë.


Aty qe një njeri i djegur që nxirrte tym, edhe makina po ashtu. Ai ishte i ulur në sediljen e pasme",- ka vazhduar më tej ai. Madje dëshmitari pohoi se kishte kërkuar të merrte vesh, për Sokol Bizhgën, ish- shefin e krimeve të komisariatit të Vlorës. Për këtë ishte fshehur në një kotec pulash, por më pas kishte marrë vesh se ai ................................. larguar pas ngjarjes.


Pas administrimit të dëshmisë së Koçiajt, trupi gjykues vendosi të kërkonte dëshminë e ish- oficerit e marrë peng gjatë masakrës së Qafë Gjashtës, Eduart Aliaj, që aktualisht mësohet se jeton në provincën e Komos, në Itali.

Pronari i hotel "Driloni" dhe punonjësja e tij, janë......................... arrestohen me akuzën e shfrytëzimit të femrave dhe ushtrimit të prostitucionit

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›