Barka: “Shkarkimi im, fantazi e Solisit, jo vendim i Kryesisë së PBDNJ-së”
Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale: “Nuk shoh arsye të largohem”. Barka: “Solisi, deputet klientelist, jo përfaqësues i interesave të PBDNJ-së”
Shaban Sulçe
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka, mohon ekzistencën e një vendimi zyrtar të Kryesisë së Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut për shkarkimin e tij nga kjo ministri. Barka, i cili është njëkohësisht edhe nënkryetar i PBDNJ-së, thotë se kërkesa për shkarkimin e tij është më së shumti fantazi e deputetit të PBDNJ-së, Leonard Solis. “Kjo ose ka të bëjë me vazhdimin e deklaratave të papërgjegjshme dhe jashtë frymës së programit të PBDNJ-së që deputeti Solis ka bërë gjatë tre viteve të fundit, ose bën publike disa veprime që mund t’i jenë imponuar një pjese të forumit të lartë të PBDNJ-së në emër dhe në shërbim të interesave personale, të cilat nuk kanë munguar të zhvillohen gjatë kohëve të fundit tek anëtarë të caktuar të forumeve të partisë», - reagon ministri Barka. Ai deklaron se Kryesia e PBDNJ-së nuk ka zhvilluar zyrtarisht asnjë mbledhje në lidhje me këtë çështje. Madje Barka e akuzon deputetin Solis se po tenton të uzurpojë forumet e larta drejtuese të PBDNJ-së. «Në emër të kujt flet Leonard Solis? Në emër të Kryesisë? Po Kryesia nuk është mbledhur. Të paktën, unë si nënkryetar i partisë dhe si ministër për të cilin do të diskutohej, nuk jam ftuar në ndonjë mbledhje formale forumesh të shprehem për këtë çështje. Kjo nuk është një çështje personale as e Solisit, as e askujt tjetër. Vendimet e forumeve të Partisë nuk janë monopol i askujt. Por kjo çështje, e cila në rastin e PBDNJ-së, ka shumë vend e arsye për tu diskutuar, nuk është rasti të trajtohet tani. Publiku do të njihet në kohën e duhur me uzurpimin që kërkohet t’u bëhet forumeve të PBDNJ-së nga persona të caktuar, të cilët kanë përfunduar së përfaqësuari interesat, programin dhe frymën e kësaj partie”, - deklaroi Barka.
Akuzat ndaj Solisit
Ministri i Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka akuzuar gjithashtu deputetin Solis, se nuk po mbron interesat e elektoratit të PBDNJ-së, por se është një produkt i makinacioneve dhe prapaskenave politike. “Solis është në Kuvendin e Shqipërisë jo si përfaqësues i interesave, elektoratit dhe frymës se elektoratit të PBDNJ-së, por si rezultat i makinacioneve me bazë interesa klientelsite dhe klanore. Solis është thjesht një deputet-produkt i merkatos politike dhe jo i vullnetit të zgjedhësve”, - vijon Barka. Ai deklaron se deputeti Solis e ka braktisur totalisht elektoratin e minoritetit grek në Shqipëri. “Po ku ta gjejë Solis minoritetin grek në Shiqpëri? A i ka rënë rruga ndonjëherë nga fshatrat dhe fshatarët e minoritetit? A e di si mendojnë, jetojnë dhe gjykojnë ata? E nga ta dijë?! Solis është mbyllur në kullën e fildishtë në qendër të Tiranës, duke jetuar si kursimtar e nikoqir i mirë me të ardhurat modeste që ka kursyer gjatë viteve në Kuvend dhe në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë”, - vijon Barka. Barka akuzoi gjithashtu deputetin Solis se në shumë raste, me votën e tij në Kuvend, ka thyer vendimet politike të PBDNJ-së dhe të koalicionit qeverisës.
“Solis flet në emër të një partie, pjesëtare e maxhorancës qeverisëse. Çdokush ka të drejtë të shtrojë pyetjen: sa është serioz dhe i besueshëm Solis në atributet e tij si drejtues i një partie të koalicionit? Publiku i ka të freskëta deklaratat e Solisit në Kuvendin e Shqipërisë. Për më tepër, unë u bëj thirrje forumeve të Partisë të hapin raportet e Parlamentit dhe të këqyrin me kujdes për cilat vendime të rëndësishme të maxhorancës Solisi ka votuar pro. Kur kësaj maxhorance, pra edhe PBDNJ-së, i është dashur vota e Solisit, ajo ka munguar. Sepse Solisi e ka dhënë votën jo për interesat e maxhorancës, jo për interesat e zhvillimit e reformave në vend; jo për interesat e elektoratit që pretendon se përfaqëson, jo për interesat e minoritetit grek, por për interesa personale”, - vazhdoi më tej Barka, me akuzat e tij ndaj deputetit Solis.
Refuzimi i largimit
Barka deklaron se nuk është një ministër i përjetshëm, por, nga ana tjetër, ai shton se nuk gjen dot asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen apo për t’u shkarkuar nga drejtimi i Ministrisë së Punës. “Unë nuk jam një ministër i përjetshëm dhe as i fiksuar pas karriges ministrore, siç mund të jetë Solis. Unë u bëra ministër pas një kontributi 15-vjeçar për forcimin e OMONIA-s dhe PBDNJ-së, për zhvillimin e konsolidimin e tyre si një faktor stabiliteti e progresi në Shqipëri. Në detyrat që kam kryer dhe përgjegjësitë politike që kam marrë e përballuar, kam punuar me korrektesë e ndershmëri, jo duke u shërbyer klaneve dhe luftës politike, por përfaqësimit dhe interesave të vendit, dhe në këtë kuadër edhe të minoritetit. Unë jam rritur e konsoliduar dhe kam krijuar formatin tim si profesionist, politikan e përfaqësues politik midis njerëzve, midis problemeve të tyre dhe kështu do të vazhdoj. Ndjehem krenar që njerëzit më duan, takojnë e përshëndesin sikur të jem një njeri i tyre i familjes, që konsultohen me mua dhe më respektojnë e i respektoj. Unë jam një ministër që ndër parimet e mia bazë kam ndershmërinë, përkushtimin dhe korrektësinë, jo stilin dhe formatin ‘Solis’”.
Më tej Barka deklaron se nuk ka përfituar absolutisht nga puna e tij si ministër. “Fëmijët e mi janë emigrantë dhe banesa ku jetoj ende me qira është një banesë e thjeshtë, si e shumë qytetarëve të Tiranës. Unë nuk erdha ministër të bëhem i pasur, erdha të punoj me përkushtim dhe ndershmëri për t’i shërbyer vendit, popullit shqiptar, minoritetit dhe elektoratit. Nga elektorati dhe nga partia ime nuk më largon dot një bujtës, pa identitet personal, partiak dhe politik. Puna ime si ministër nuk mund të vlerësohet nga Solis, i cili ka si matës të performancës kritere të tjera dhe jo ato që ka maxhoranca aktuale qeverisëse. Punën time e vlerësojnë forumet e partisë, publiku i gjerë, elektorati që na ka votuar dhe minoriteti grek për të cilin kam punuar dhe do të punoj, e theksoj, me ndershmëri, përkushtim dhe devocion maksimal”, - deklaroi ministri i Punës, Kosta Barka.
20 Shtator 2008