Barnat e rimbursueshme, 6.7 miliardë lekë për 2011
Fondi për listën e barnave të rimbursueshme, për vitin 2011, parashikohet të arrijë në rreth 6.7 miliardë lekë. Lidhur me pjesën e buxhetit të ISKSH, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana është shprehur se “buxheti i ISKSH-së për vitin 2011 është parashikuar në shumën 27.4 miliardë lekë, ose me një rritje, krahasuar me vitin 2010, prej 7 %. Me këtë rritje bëhet e mundur rritja tjetër e pagave të punonjësve të shëndetësisë, mesatarisht 4-5%. Rritje do të ketë dhe për zërin e rimbursimit të barnave, për të cilat parashikohet të përdoren 6.7 miliardë lekë”. Nëpërmjet kësaj liste përfitojnë barna falas kategoria e pensionistëve, ndërsa kategoria e veteranëve përfiton falas, përveç barnave të listës, edhe barna të tjera, për të cilat ata kanë nevojë, por që nuk janë në listën e barnave të rimbursueshme.