E Diel, 1 Nëntor 2026

Barnat e rimbursueshme dhe spitalore pa TVSH

Barnat e rimbursueshme dhe ato spitalore do të shiten pa TVSH. Deklarata është bërë dje nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili ka siguruar që masat dhe politikat fiskale nuk prekin listën e barnave të rimbursueshme dhe ato të sistemit spitalor. Në këtë mënyrë, ministri Vasili i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes shqetësuese të farmacistëve dhe pacientëve që përfitojnë nga lista e barnave me rimbursim, se kush do ta paguante vlerën e TVSH-së për këto medikamente. Ndërkohë, ministri Vasili ka kërkuar kontroll më intensiv të tregut, si dhe shkurtimin e mëtejshëm të procedurave burokratike për regjistrimin e barnave dhe përmirësimin e legjislacionit. “Ne ofrojmë barna të sigurta në treg dhe kemi një transparencë të çmimit të tyre, pasi çdo medikament ka etiketën e vlerës dhe askush nuk mund të abuzojë me çmimin”, - theksoi Vasili. Gjatë vitit të kaluar, në vendin tojë janë regjistruar 428 barna, duke rritur me 22% numrin e barnave të regjistruara në dy vitet e fundit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›