E Diel, 1 Nëntor 2026

Barnat për sëmundjet kronike që rimbursohen më shumë nga shteti

Eljona Lata
Analiza vjetore e ISKSH-së ka përcaktuar barnat e sëmundjeve kronike që rimbursohen më shumë nga shtetit. Në të njëjtën kohë Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, gjatë analizës vjetore të Drejtorisë të Sigurimeve Shëndetësore, u shpreh se sëmundjet akutet përbejnë vetëm 2 % ndërsa kronikët 98 % të vlerës së rimbursimit. Sipas saj, për vitin 2009, janë regjistruar 11.419 raste të reja me një efekt rimbursimi, ndërsa buxheti kap vlerën prej 90 milion lekësh. Drejtoresha ka përjashtuar shtatë grupet më të mëdha të sëmundshmërisë kronike me diagnozat e rimbursuara, të cilat janë: sëmundjet e sistemit kardiovaskular, psikozat skizofrenike, astma bronkiale, epilepsy Insuficiencë kronike e veshkave, glaucoma etj. Gjithashtu drejtoresha Hana theksoi se ka pasur një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2009 të pacientëve që përfshihen në skemën e sigurimeve shëndetësore. “Vetëm gjatë 3 muajve të fundit, janë hapur 125 mijë libreza të reja në shkallë vendi, ndërsa në total gjatë vitit 2009 janë hapur 296 mijë libreza të reja” u shpreh Hana.
Sëmundjet
Janë dhjetë sëmundje, të cilat kane rimbursim më të lartë për shkak se konsiderohen si ndër diagnozat më të shtrenjta. Katër diagnozat të cilat kanë pësuar rritjen më të madhe të kostos mesatare të rimbursimit janë: Hipertension esencial me efekt financiar për shkak të rritjes së shpenzimeve mesatare të rimbursimit, dhe vlera për rast është +21128 mijë lekë. Kjo është kushtëzuar nga ndryshimi i terapisë së mjekimit dhe kalimi i pacientëve nga një stad me i ulët në një stad më të lartë të hipertensionit esencial. Tjetër sëmundje është tumori malinj i gjirit te femrat, ku ka një rritje të kostos mesatare të rimbursimit për diagnozë, efekti financiar i të cilit është përllogaritur me +11829 mijë lekë për rast. Edhe diabetis melitus ka rritje të kostos mesatare për rast, efekti financiar është përllogaritur +11099 mijë lekë. Kjo është kushtëzuar nga ndryshimi i terapive te mjekimit, rritja e rasteve të trajtimit me insulinë mbi kufizimet e listës së barnave, me miratim të komisioneve endokrinologjike. Gjithashtu përfshihet edhe epilepsia, e cila ka një rritje te kostos mesatare për rast, efekti financiar i të cilit është përllogaritur me +2311 mijë lekë.
Librezat shëndetësore
Në analizë u pohua rritja numrit pacientëve që përfitojnë nga skema e sigurimeve shëndetësore. “Në një vit janë hapur 100 mijë libreza të reja më shumë krahasuar me vitin 2008”, tha Hana. Sa i takon rajonit të Tiranës, kjo rritje e numrit të librezave të reja është rreth 133 për qind, gjë që tregon se skema e sigurimeve është bërë më e prekshme për një numër më të madh banorësh. Ndërsa përsa i përket kujdesi parësor shihet se gjatë vitit 2009 është rritur numri i vizitave te mjeku i familjes dhe ai specialist duke pasur, një rritje prej 5 për qind krahasuar me vitin 2008. Ky fenomen lidhet me pagesën e mjekut me performancën në punë (10 për qind shtesë mbi pagën për numrin e vizitave të kryera).

Përqindja e rimbursimit të sëmundjeve
Sëmundshmëria Cardiovaskulare ze 42.3 % të rimbursimit, predominon HTA, IKK
Sëmundshmëria Endokrine 13.2 % të rimbursimit, predominon D.Melitus.
Sëmundshmëria Respiratore 8.7 % të rimbursimit, predominon A.Bronkiale.
Sëmundshmëria Mendore 13.0 % të rimbursimit
Sëmundshmëria Psikoza skizofrenike.
Sëmundshmëria S.N.Q shqisat 7.2 % të rimbursimit
Sëmundshmëria Epilepsia, Glaukoma
Sëmundshmëria Tumorale 6.6% të rimbursimit CA mame
Sëmundshmëria Urogenital 4.3 % të rimbursimit HB prostatës, IRK.

3 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›