Nefropatia diabetike, pamjaftueshmëria kronike e veshkave, komplikimet që shfaq
Të sëmurët me diabet që janë më të rrezikuar për t’u prekur nga kjo sëmundje
Pamjaftueshmëria kronike e veshkave, sëmundje që në mjekësi njihet me emrin nefropatia diabetike shfaq një sërë komplikacionesh në organizëm, e veçanërisht tek të sëmurët me diabet. Për këtë arsye, mjekët endokrinolog shpjegojnë se kush janë të sëmurët me diabet më të rrezikuar për t’u prekur nga kjo sëmundje dhe si mund të parandalohen problemet kardiovaskulare dhe renale te këta të sëmurë. Nefropatia diabetike është komplikim mikrovaskular i sëmundjes dibetes mellitus-insulinvartës dhe joinsulinovartës. Paraqitet apo manifestohet me proteinuri, krahas me komplikimeve tjera si retinopatia apo hipertensioni, por pa sëmundje tjera të veshkave, sëmundjet e zemrës, sëmundjet sistemike. Nefropatia diabetike nuk paraqitet te të gjithë të sëmuret me diabet, incidenca e paraqitje kësaj sëmundje varion nga 10-50%. Në aspektin klinik, nefropatia diabetike paraqitet me proteinuri persistente gjatë 24 orëve (0,5 gr). Niveli lartë i sheqerit në gjak shkakton komplikacione dhe sulme të mëdha në tërë organizmin.
Komplikacionet
Komplikacionet e përgjithshme janë: sëmundjes e zemrës, veshkave, çrregullimet nervore, çrregullimet e të pamurit, ose verbimi, impotenca dhe amputimi. Mund të themi se nefropatia diabetike si komplikim i rëndë është njëkohësisht edhe vdekshmëria më e lartë e sëmundjes së sheqerit. Nefropatia diabetike, sot në gjithë botën, po thuaj se është shkaktari më i shpeshtë i pamjaftueshmërisë kronike te veshkave (PKV). Sëmundja rritet me rritjen e jetëgjatësisë. Në 10 vitet e para të diabetit është e rrallë ndërlikueshmëria diabetike, pas kësaj incidente, maksimumi arrihet pas 20 vjetësh, kurse rrallë paraqitet pas 35 vjetëve me sëmundje. Dhe më tepër atakon pacientët me diabet tip 1 se sa ata me tip 2, megjithëse tip 2 është i shprehur te 90% e të sëmurëve. Sipas disa autorëve, në qoftë se diabeti tip 1 (IVD) zgjatë 20-25 vjet, mundësia e paraqitjes së nefropatisë diabetike është 21%. Më vonë incidenca (prekshmëria) ulet, në qoftë se sëmundja diabetike zgjat 40 vjet, nefropatia diabetike paraqitet 10%. Zakonisht, rastet e para të këtij lloji të sëmundjes diabetike paraqiten pas 5 viteve të pranisë së diabetit tip 1 (IVD). Vetëm 4% tek të sëmurët zhvillohet nefropatia diabetike. Është e rëndësishme të theksohet se te diabetikët që vuajnë mbi 35 vjet, vetëm 4% diagnostifikohen si nefropati diabetike (20). Në numrin e të ekzaminuarve (meshkujve dhe femrave) të hulumtuara me dekada, në 40 e më tepër vjet, është vërtetuar se prekshmëria te meshkujt është 46%, ndërsa te femrat 32%. Pothuajse ndryshime të njëjta janë vërtetuar edhe te një komplikim tjetër: retinopatia proliferative. Në zhvillimin e nefropatisë diabetike rol të rëndësishëm luan edhe mosha e të sëmurit. Prekshmëria më e theksuar paraqitet në moshën 11-20 vjeçe, kurse grupmoshat tjera kanë prekshmërinë më të vogël.
Sëmundja
Nefropatia diabetike është një komplikim i rëndë, të cilin e takojmë tek diabetikët edhe atë në formë të pamjaftueshmërisë akute dhe kronike të veshkave. Zakonisht paraqitet në formë klasike, duke atakuar sistemin mikrokrovaskular në përgjithësi dhe në nefropatitë diabetike, në veçanti. Është vërtetuar, në bazë të punimeve në shumë qendra botërore, se faktorët etiopatogjenetik në paraqitjen e nefropative tek diabetikët janë faktori gjenetik, hiperglikemia, trakti polial, abnormaliteti biokimik i matriksit ekstracelular, etj.. Gjatë zhvillimit të nefropatisë diabetike, dallohen dy faza që ndryshojnë me çrregullime komplete të funksionit të veshkave. Çrregullimet e hershme (hiperfiltrimi glomerular, rritja e FG për 20-40 % është ndryshimi më i hershëm i funksionit të veshkave tek të sëmurët me DM. Patogjenza e ndryshimeve të hershme nuk dihet saktë, por mendohet se janë shumë shkaktarë humoral dhe hemodinamik që marrin pjesë në paraqitjen e kësaj sëmundjeje. Në zhvillimin e nefropatisë diabetike autorët kanë vërtetuar se tek binjakët me IVD është paraqitur edhe diabeti tjetër me mundësi të komplikimit të nefropatisë, 80%. Në qoftë se njëri ka IVD pa komplikime në veshka, edhe tjetri fëmijë ka gjasa që veshkat të preken në 17% të rasteve. Edhe në rastet me IJD, në qoftë se të dy prindërit vuajnë nga diabeti, mundësia e paraqitjes së diabetit dhe nefropatisë është 40%. Në qoftë se vetëm njëri prind vuan prej diabetit me nefropati të zhvilluar, 30% të fëmijëve atakohen nga diabeti me nefropati të zhvilluar.
Stadet e manifestimeve klinike të nefropatisë diabetike
Duke përcjellë ecurinë e zhvillimit të sëmundjes, në manifestimet klinike të nefropatisë diabetike vërehen ndryshime të llojllojshme, por njëkohësisht disa janë të qarta, kurse disa ndryshime tjera janë diskrete dhe diagnozën mund ta përcaktohet në bazë të analizave speciale (histopatologjike dhe analizave tjera specifike). Stadi i hershëm i nefropatisë diabetike karakterizohet me çrregullimin në filtrimin gromerular dhe pastaj prezantohet mikroalbuminuria. Është vërtetuar se te diabetikët në 4% të rasteve, veshkat i kanë të rritura në krahasim me të tjerët, të cilët nuk vuajnë nga diabeti të njëjtës moshë dhe gjini. Stadi terminal i nefropatisë diabetike, në aspektin klinik karakterizohet me sindromin nefrotik, gjithashtu manifestohet edhe me çrregullime tjera të veshkave. Shenjat dominante të çrregullimeve janë të lidhura me retensionin e lëngjeve, e si pasojë paraqiten edemat në periudhën e hershme të sëmundjes nefropatike. Edemat mund të manifestohen para proteinurisë.
Faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e nefropatisë diabetike:
Insuficienca kronike
Çrregullimet vazomotorike, si pasojë e nefropatisë diabetike
Lezionet vaskulare regjionale (periferike)
Diureza e zvogëluar osmotike
Funksioni renal i dobësuar
Si pasojë e glikemisë labile në këtë periudhë mund të manifestohet edemi pulmunal, i cili rëndon prognozën e të sëmurit
Hiperkaliemia është pasojë e oligourisë dhe hiperaldoseronizmit
Përkeqësimi i acidozës metabulike kronike perzistente, si ndër faktorët dominant me insificuencë renale kronike (pamjaftueshmërinë kronike të veshkave)
Pasqyra klinike e zhvillimit të nefropatisë diabetike
Fillimi zakonisht përcillet me poliuri si pasojë e hiperglikemisë, sëmundja zhvillohet në mënyrë tinëzare, për të ngadalësuar apo zvogëluar progresionin e sëmundjes. Nefropatia diabetike, sot zakonisht ka tri faza: fazën e hershme, të vonshme dhe fazën terminale. Mikroalbuminuria më e madhe se 300 mg/24 orë ose 200 cg albumina definohet si proteinouri. Albuminat ndërrojnë nga dita në ditë, por me provën e Bioreteit, nëse brenda 6 muajve, tri herë përcaktohen albumina të larta, atëherë llogaritet si proteinouri.
Parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe renale
Kontrollimi i shtypjes së gjakut
Kontrolli metabolik
Kontrolli i yndyrave
Kontrolli i glukozës (sheqerit)
Reduktimi i marrjes së proteinave
Ndërprerja e pirjes së duhanit
Korrigjimi i anemisë
Mjekimi
Mjekimi konsiston në marrjen e masave parandaluese për avancimin e sëmundjes
Principet e mjekimit janë: mënyra ekipore si, endokrinologu, oftalmologu, nefrologu etj.
Largimi nga shkaktarët jatrogjen: kontrastet rentgenologjike, barnat nefrotoksike, kontrollet me instrumente të traktit urinar
Kontroll te kardiologu
Dietë me pak proteina dhe me pak krip
Kontrolli i elektroliteve, si P, K etj.
3 Shkurt 2010