Barnat stoqe, Drejtoria e QSUT-së nuk pranon furnizimin nga rrethet
Sipas mjekëve, barnat e mbetura stoqe janë jashtë standardeve të përdorimit.
Emanuela Sako
Drejtoria e QSUT-së nuk ka pranuar të marrë asnjë nga medikamentet që rezultojnë të mbetura stok në spitalet e rretheve. Arsyeja kryesore ka qenë se të gjitha barnat që nevojiten në QSUT dhe që mund të tërhiqen nga spitalet e tjera janë jashtë standardeve të përdorimit. Burime nga Drejtoria e QSUT-së shprehen se asnjë nga pavijonet nuk është furnizuar me barna të mbetura stoqe për shkak të skadencës dhe humbjes së vetive kuruese. Bëhet fjalë për miliarda lekë dhe mjaft koli me medikamente, të cilat do të hidhen poshtë për shkak të skadencës. Ndërsa shefat e shërbimeve në QSUT raportojnë se situata mbetet ende tepër e vështirë nga mungesa e medikamenteve dhe e një sërë aparaturave. Ndërkohë, nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë të dhënë se kur do të përfundojnë procedurat e tenderimit për medikamentet.
Deklarata
Sipas burimeve nga QSUT-ja rezulton se shumica e medikamenteve të mbetura stoqe janë jashtë përdorimit, ndonëse ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, deklaroi pak kohë më parë se spitalet do të mbulonin njëri-tjetrin me stoqet. Pas urdhrit për verifikimin e të gjitha stoqeve në spitalet e vendit, shumica e tyre kanë rezultuar se janë të papërdorshme. Kjo vjen pasi barnat nuk janë të mbetura stoqe vetëm nga viti i kaluar, por ato janë të mbartura me vite. Përdorimi i atyre barnave që nuk përmbushin kushtet do të sillte probleme tepër të mëdha te të gjithë pacientët. Kjo është edhe arsyeja që Drejtoria e QSUT-së nuk ka bërë asnjë shkëmbim me spitalet.
Pavijonet
Gjatë një vëzhgimi të bërë në pavijonet e QSUT-së rezulton se mungesa e barnave nuk duket më një gjë e re, por, siç pohon njëri nga mjekët, e re do të ishte po të ishin furnizuar pavijonet. Në Laboratorin Biokimik-Klinik që është më i madhi në QSUT nuk kryhen shumica e analizave. Ndërsa Pediatria nuk ka asnjë lloj medikamenti të hequr mënjanë për fëmijët me probleme shëndetësore që mund të drejtohen në spital gjatë ardhjes së stinës së dimrit. Po kështu, Pavijoni i Nefrologjisë vuan nga mungesa e aparaturave dhe e mjaft medikamenteve, pasi kurimi i të sëmurëve me veshka kërkon një kosto tepër të lartë për blerjen e medikamenteve. Pak kohë më parë, ministrja e Shëndetësisë evidentoi abuzimet që janë bërë me tenderat dhe me medikamentet e ngelura stoqe nëpër spitale. Nga medikamentet e ngelura stoqe u verifikua se vlera e tyre arrinte shifrën e 26 milionë eurove. Për krijimin e kësaj situate u fajësuan drejtorët e spitaleve por arsye është edhe mungesa e specialistëve në menaxhimin e shpërndarjes së medikamenteve. Aktualisht si menaxherë të medikamenteve në spitalet rajonalë janë mësues matematike, fizkulture apo një mësues fizike.
MSH, marrëveshje me Moldavinë në fushën e shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Moldavinë, ku përfshihen dhe zhvillimi i shkencave mjekësore. Marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi në Kishinau të Moldavisë, ku u zhvillua takimi i ministrave të Shëndetësisë të vendeve të Europës Juglindore, ku mori pjesë dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Zamira Sinoimeri.
Kjo marrëveshje, institucionalizon bashkëpunimin në drejtim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor, zbatimin e metodave të reja diagnostikuese dhe mjekuese në fushën higjieno–epidemiologjike, sëmundjeve ngjitëse etj. Gjithçka do të realizohet nëpërmjet shkëmbimit të informacionit të ndërsjellë, kontakteve mes palëve, pjesëmarrjes së dyanshme të ekspertëve në kongrese apo takime, si dhe lidhjes së marrëveshjeve direkte me institucionet shëndetësore në drejtim të pajisjeve mjekësore, farmaceutike dhe trajnimeve të ndryshme. Sinoimeri paraqiti arritjet dhe problemet që ka sistemi shëndetësor në vendin tonë.
14 Nentor 2008