Barney, qeni i Bushit kafshon gazetarin
WASHINGTON – Në shtëpinë e Bardhë, shumë shpejt nuk do të vijë vetëm presidenti i ri, por edhe një tjetër mysafir me 4 këmbë. Këtë, Barak Obama ia ka premtuar dy vajzave të tij, Malia Ann e Sasha ditën e zgjedhjeve.
Por ai që duket më shumë i nervozuar është qeni Barney, një Terrier skocez, të cilit i duhet të lërë tendën e tij në më pak se dy muaj e të mos rrijë më poshtë prozhektorëve.
Pikërisht qeni i presidentit George W. Bush ka kafshuar një reporter të REUTERS që dilte mbrëmjen e së enjtes nga Shtëpia e Bardhë. Telekamera e një kolegu të tij e ka filmuar gjithë skenën; ndërsa korrespondenti Jon Decker përpiqej të përkëdhelte ‘qenin e parë’, ky i fundit, që dukej shumë i bezdisur e ‘sulmon’, duke e kafshuar në gisht. Decker, me gishtin e gjakosur u mjekua në Shtëpinë e Bardhë dhe duhet të bëjë vaksinën e tetanozit kundër tërbimit. “Vetëm më trembi , asgjë më shumë”- mësohet të ketë thënë ai.