E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha s'mban premtimin për arsimin

Tiranë- “Deklaratat dhe premtimet e Berishës për arsimin prioritet janë vetëm me fjalë dhe jo me shifra”. Kështu është shprehur sot, Ledi Shamku në emër të PS-së, duke iu referuar pjesës që është parashikuar të jetë arsimi në buxhetin e vitit 2009.

Arsimi në vend, sipas saj është zhytur në krizë funksionale dhe identitare, pasi drejtohet nga të paaftët.

“Aktualisht ky sistem ka ngrirë në të gjithë sektorët edhe prej çorodisë së madhe financiare që e ka kapluar. Është mjerim i plotë fakti që deri në fillim të tetorit, MASH-i realizoi vetëm 37% e buxhetit të caktuar për investime në arsim, çka do të thotë se plot 2/3 e fondeve, që kjo qeveri dha për arsimin, rrezikojnë të digjen”- tha Shamku, sot gjatë një deklarate për shtyp.

Sipas saj, një situatë e tillë nuk mund të tolerohet në një vend ku mungesa e investimet në arsim po shkakton shembjen e shkollave me nxënësit brenda (si në Shullaz 3-4 ditë më parë).

Vitin e ardhshëm, sipas saj, krahasuar me sivjet, fondi për arsimin bazë ulet nga 57.9% në 54.4; fondi për arsimin e mesëm të përgjithshëm gjithashtu ulet nga 12.5% në 12.2, fondi për arsimin profesional, varrën e hapur të sistemit tonë arsimor, ulet nga 6.8% në 6.2. E pra Berisha u premtoi shqiptarëve se në fund të këtij mandati arsimi do të zinte afro 6% të prodhimit të brendshëm bruto, kur në fakt i la gjysmagjelin e shifrës së premtuar, pra 3.5%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›