Pranohen kushtet e Serbisë: EULEX do miratohet në OKB
Bashkimi Evropian i ka pranuar kushtet e Beogradit për sistemimin e Misionit të BE (EULEX) në Kosovë. Deklarata është bërë sot nga drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për thirrje të BE-së, Pjer Mirel.
"BE ka pranuar se sistemi i EULEX-it duhet të miratohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të jetë neutral ndaj statusit dhe nuk do të ketë lidhje me planin e Marti Ahtisarit".
Këtë deklaratë zoti Mirel e bëri për gazetarët pas takimit me zv/kryeministrin e Serbisë, Bozhidar Gjeliuq.
Zoti Mirel ka shtuar se për këtë shkak është e rëndësishme që të arrihet kompromisi në mënyrë që EULEX të sistemohet në Kosovë dhe të jetë i dobishëm për të gjithë banorët e saj.
Ndërkaq zoti Gjeliq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse është arritur marrëveshja me Brukselin për sistemimin e EULEXit, ka thënë se negociatat po zhvillohen nën patronazhin e OKB-së dhe se "zgjidhja duhet të gjendet në Nju Jork".
Këshilli i Sigurimit pritet të diskutojë për gjendjen në Kosovën dhe rikonfigurimin e misionit të Kombeve të Bashkuara.
Një prej çështjeve që pritet të hapet në këtë debat, do të jetë edhe vendosja e EULEX-it, për të cilën po zhvillohen bisedime ndërmjet OKB-së dhe BE-së në njërën anë dhe Serbisë në anën tjetër.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit është njoftuar se do të marrin pjesë shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ndërsa Serbinë do ta përfaqësoni ministri i jashtëm, Vuk Jeremiq. (BBC)