E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dështon seanca për Bandën e Lushnjes

Tiranë- Mungesa e mbrojtjes së sallën e gjyqit ka shënuar një tjetër seancë të dështuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Sipas burimeve zyrtare nga gjykata mësohet se seanca e radhës në ngarkim të të pandehurve të “Bandës së Lushnjes” nuk është zhvilluar, pasi në sallë nuk janë paraqitur përfaqësuesit e mbrojtjes ligjore.

“Mungonin përfaqësuesit e mbrojtjes ligjore të dy nga shtatë të pandehurit e procesit, të cilët akuzohen si antarë të ish bandës kriminale të drejtuar nga Aldo Bare”- thanë burimet, duke shtuar se në kushte të tilla gjykata caktoi zhvillimin e seancës së radhës pas një jave.

Në këtë proces hetimor janë të pandehur Arben Borici, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Alico, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina. Këta persona, të akuzuar si pjesë e "Bandës së Lushnjes", akuzohen për disavepra penale ndër to, edhe vrasje tëndodhur disa vite më parë në Lushnje.

Në proces gjykimi është edhe i njohuri me emrin Aldo Bare, i cili ndodhet në Turqi dhe gjykohet në mungesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›